Shpronësim për rikonstruksionin e rrugëve të bllokut nr.51, “Don Bosko” - Bashkia e Tiranës - 25 maj 2015

SHPALLJE KËRKESE PËR SHPRONËSIM

Ministria e Punëve të Brendshme, shpall kërkesën për shpronësimin e pasurive të paluajtshme të pronarëve, sipas tabelës bashkëlidhur.

Subjekti kërkues është Bashkia e Tiranës. Me anë të këtij publikimi kërkojmë të vëmë në dijeni personat që preken nga ky shpronësim. Vlera e shpronësimit të pronarëve, për shkak të rikonstruksionit të rrugëve të bllokut nr.51 rruga “Don Bosko” të qytetit, në Bashkinë e Tiranës është 223.311.324,60 (dyqind e njëzet e tre milion e treqind e njëmbëdhjetë mijë e treqind e njëzetë e katër presje gjashtëdhjetë) lekë.

Ky publikim do të jetë për një periudhë 1 javore dhe brenda 15 ditëve nga plotësimi i këtij afati për publikim, personat që kanë emrin, kanë të drejtë të paraqesin pretendimet e tyre të shoqëruara me dokumentet përkatës në Ministrinë e Punëve të Brendshme.

Dokumentat e bashkëngjitura