Shpronësime për shkak të rikonstruksionit të rrugëve të bllokut nr.59, 61 dhe 61/1 Tiranë

Ministria e Punëve të Brendshme, shpall kërkesën për shpronësimin e pasurive të paluajtshme të pronarëve, sipas tabelave bashkëlidhur.

Subjekti kërkues është Bashkia e Tiranës.

Me anë të këtij publikimi kërkojmë të vëmë në dijeni personat që preken nga ky shpronësim.

Vlera e shpronësimit të pronarëve, për shkak të rikonstruksionit të rrugëve të bllokut nr.59, është        44 059 821.2 (dyzet e katër milion e pesëdhjetë e nëntë mijë e tetëqind e njëzet e një, pikë dy) lekë, ndërsa vlera e shpronësimit të pronarëve për rikonstruksionin e rrugëve të “bllokut 61 dhe 61/1”, është 222 520 451 (dyqind e njëzet e dy milion e  pesëqind e njëzet mijë e katërqind e pesëdhjetë e një) lekë.

Dokumentat e bashkëngjitura