"Ministri nuk ka asnje lidhje me procedurat e prokurimit"

Postuar më: 02 Korrik 2017
Ministri i Puneve te Brendshme Dritan Demiraj, referuar nje lajmi te rreme te botuar ne gazeten Shqiptarja.com dhe ripublikuar ne media te tjera per firmosje tenderash, deklaron se nuk ka lidhje me asnje procedure prokurimi ne Ministrine e Puneve te Brendshme.

"Thellësisht të angazhuar për të rritur kapacitetet e strukturave antitrafikim"

Postuar më: 28 Qershor 2017
Ministri i Punëve të Brendshme Dritan Demiraj u njoh me gjetjet e Raportit vjetor të Departamentit Amerikan të Shtetit për Trafikimin e Qenieve Njerëzore, në të cilën vë në pah se Shqipëria nuk përmbush kushtet minimale për eliminimin e trafikimit.

"Punonjësit e Policisë së Shtetit, larg procesit zgjedhor"

Postuar më: 16 Qershor 2017
Të nderuar përfaqësues të medias, ju kam thirrur në këtë konferencë për të dhënë një mesazh të qartë për të gjithë punonjësit e Policisë së Shtetit që të mos ketë asnjë moment dyshimi se çdo përfshirje e tyre në aktivitete të partive politike do të ndëshkohet rreptësisht sipas përcaktimeve të ligjit.

"Të angazhuar për ta nxjerrë Shqipërinë nga harta e kultivimit e trafikimit të narkotikëve"

Postuar më: 06 Qershor 2017
Ministri i Punëve të Brendshme Dritan Demiraj u njoh me gjetjet e Raportit Vjetor Europian të Drogave të vitit 2017, publikuar gjatë ditës së sotme nga Qendra Europiane e Monitorimit të Drogave dhe Varësisë nga Droga, me seli në Lisbonë (EMCDDA), ku Shqipëria përmendet në veçanti për rritjen e kultivimit të kanabisit dhe trafikimit të narkotikëve në Europë.

MPB reagon pas protestës së opozitës

Postuar më: 13 Maj 2017
Ditën e sotme, 13 maj 2017, Partia Demokratike dhe aleatët e saj, organizuan një protestë të paralajmëruar në kryeqytet, e cila u zhvillua në normalitet dhe pa asnjë incident, në përputhje me ligjin nr.8773, datë 23.04.2001 “Për tubimet”.

Vlerësim për strukturat e Policisë e Gardës, për menaxhimin dhe sigurinë në festën e Pashkëve

Postuar më: 17 Prill 2017
Festimet me rastin e ditës së Pashkëve, si rrallë herë u shoqëruan nga një angazhim i posaçëm i forcave të Policisë së Shtetit dhe të Gardës së Republikës.

Deklaratë e MPB - Mbi spekullimet mediatike dhe përbaltjen e Policisë

Postuar më: 04 Tetor 2016
Lidhur me lajmin e publikuar në median online “360grade.al” e më pas rimarrë edhe nga portale të tjera, mbi egzistencën e një raporti sekret për kultivimin e drogës në Shqipëri, Ministria e Punëve të Brendshme bën me dije se ky lajm është tërësisht i pavërtetë. Ai që është cilësuar si raport sekret, është vetëm vazhdim i "dokumentave" të fabrikuara e të sajuara qëllimisht‎ për të shpifur e hedhur baltë mbi punën e Policisë.të tyre.

Deklaratë e MPB - Disa pyetje që presin përgjigje nga PD

Postuar më: 16 Shtator 2016
Nuk ka asgjë të re në deklaratat e Partisë Demokratike dhe të deputetit Flamur Noka. Edhe kjo e sotmja i shtohet tufës së mbi 2.000 deklaratave kundër Ministrit të Punëve të Brendshme për të përbaltur figurën e punën e tij dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme.

“PD kërkon vetëm të përbaltë punën e Policisë së Shtetit”

Postuar më: 18 Gusht 2016
Në mënyrë të përsëritur dhe të përditshme Partia Demokratike publikon nga salla e saj e konferencave të shtypit një fletë-rrufe akuzash false dhe denigruese, ndaj Policisë së Shtetit e drejtuesve të saj.

Gjeni emrin në listen e zgjedhësve, Bashkia Dibër

Postuar më: 10 Gusht 2016
Per plotesimin e detyrimeve te Kodit Zgjedhor DPGJC ka publikuar online listat e zgjedhesve per Kryetar te Bashkise Diber, te dates 11 shtator 2016
Ministri i Puneve te Brendshme Dritan Demiraj, referuar nje lajmi te rreme te botuar ne gazeten Shqiptarja.com dhe ripublikuar ne media te tjera per(...) 02-07-2017