Shqipëria në Raportin e UNODC për drogën i referohet periudhës 2009–2012, ja faktet

Postuar më: 11 Korrik 2016
Raporti i UNODC (Zyra e Kombeve të Bashkuara për Drogën dhe Krimi) për drogën, parashtron shifrat krahasimore të kultivimit të narkotikëve në mbarë globin. Megjithatë ai nuk përshkruan dhe paraqet masat e marra nga qeveritë, në luftën kundër kultivimit dhe trafikimit të drogës.

“Beteja për ta bërë Shqipërinë më të drejtë duke reformuar sistemin e drejtësisë, sapo ka nisur”

Postuar më: 16 Qershor 2016
“Beteja për ta bërë Shqipërinë më të drejtë duke reformuar sistemin e drejtësisë, sapo ka nisur” Prononcimi për media i ministrit të Punëve të Brendshme Saimir Tahiri, pas vendimit të Gjykatës së Apelit Tiranë, që hoqi masën e pezullimit nga detyra të Drejtorit të Policisë së Shtetit Haki Çako:

Tahiri: Presidenti të kthejë përgjigje për skandalet me drejtësinë

Postuar më: 09 Qershor 2016
Deklarata për media e ministrit të Punëve të Brendshme Saimir Tahiri – 9 qershor: Pas denoncimit tim dje, të skandalit në Gjykatën e Tiranës për ekzekutimin antiligjor, në kundërshtim me rregullat dhe jashtë procedurave të shortit të Gjykatës së Tiranës, gjyqtari që duhet të gjykonte kërkesën e Prokurorisë për pezullimin e Drejtorit të Policisë Haki Çako dhe përcaktimin jashtë ligjit, jashtë rregullave dhe jashtë shortit të gjyqtarit Arjan Aliaj, fatmirësisht Gjykata e Tiranës pranoi se skandali ekziston, por gjyqtari është zëvendësuar dhe është përzgjedhur gjyqtari Arjan Aliaj, sepse gjyqtari tjetër kishte probleme shëndetësore.

KiE vlerëson progresin e Shqipërisë për masat anti-trafikim

Postuar më: 04 Qershor 2016
Këshilli i Europës, përshëndet Shqipërinë për progresin e dukshëm në Masat kundër Trafikimit të Qenieve Njerëzore. Kam kënaqësinë të ndaj me ju konkluzionet e Progres- Raportit të Këshillit të Europës, për Shqipërinë lidhur me masat e marra në luftën kundër trafikimit të qenieve njerëzore, miratuar më 23 maj 2016 dhe publikuar dje.

Deklarata e Policisë për operacionin e përbashkët me DEA dhe policinë greke

Postuar më: 11 Maj 2016
Policia e Shtetit në bashkëpunim të ngushtë me Policinë greke dhe DEA-n e Shteteve të Bashkuara të Amerikës si dhe me Policitë e disa vendeve të BE-së, janë duke kryer një ndër operacionet më të gjera kundër trafikimit të lëndëve narkotike në rajon dhe zonën e BE-së.

Tahiri-Alfano: Bashkëpunim kundër terrorizmit

Postuar më: 04 Mars 2016
Romë - Deklaratë e përbashkët për shtyp pas takimit të ministrave Tahiri dhe Alfano

Reagimi për akuzat e PD, për motorët e Policisë së Shtetit

Postuar më: 13 Shkurt 2016
Partia Demokratike, përmes zëdhënëses së saj Ina Zhupa, pretendon se fituesi i tenderit për blerjen e 73 motorëve të policisë ka qenë i paracaktuar. Ndërkohë që sipas PD-së, fondi limit për blerjen e motorëve ka qenë disa herë më i madh se çmimi për motor i pasqyruar në faqen zyrtare të Aprilias.

Reagimi për akuzat e PD, për Uniformat e Policisë së Shtetit

Postuar më: 12 Shkurt 2016
Enkelejd Alibeaj për uniformat e reja të policisë: Kreu i Departamentit të Rendit dhe Sigurisë në Partinë Demokratike Enkelejd Alibeaj pretendon se tenderi për uniformat e reja të policisë është zhvilluar pa asnjë transparencë. Sipas tij, kriteret teknike të këtij tenderi janë përcaktuar sipas profilit të kompanisë fituese, ndërkohë që mendimi i vetë policisë dhe ekspertëve nuk është marrë në konsideratë.

“Regjistrimi i emigrantëve, baza për shërbimet për shqiptarët që jetojnë jashtë”

Postuar më: 11 Janar 2016
Deklarata e ministrit të Punëve të Brendshme Saimir Tahiri, pas mbledhjes së qeverisë ku u miratua projektligji për regjistrimin e shtetasve shqiptarë, që jetojnë jashtë: Qeveria miratoi projektligjin për regjistrimin e shtetasve shqiptarë që banojnë jashtë Shqipërisë duke i hapur kështu rrugë një procesi themelor në përpjekjet tona shtetformuese, për t’i dhënë fund një herë e mirë errësirës së informacionit dhe mbi të gjitha mungesës së shërbimit për të gjithë ata shqiptarë që kanë ndërtuar jetën e tyre me familjet e tyre jashtë Shqipërisë.

Reagim lidhur me deklaratën e PD-së

Postuar më: 03 Janar 2016
Tellalli i gatshëm i zyrave të SHQUP-it, e nisi këtë vit të ri, në të njëjtin avaz siç e mbylli atë që shkoi, me shpifje e sulme për Policinë e Shtetit dhe Ministrin e Punëve të Brendshme.
Temperaturat e larta që po vazhdojnë prej një periudhe të gjatë kohore kanë shtuar rrezikun e zjarreve në të gjithë territorin e vendit.(...) 28-06-2017