Reagim i zyrës së shtypit të ministrit të Punëve të Brendshme

Postuar më: 19 Shtator 2015
Nuk ka mbetur asgjë tjetër përveçse ta falenderojmë Partinë Demokratike që me konferencat e saj të përditshme për të përbaltur sukseset e Policisë së Shtetit, në fakt i bën jehonë këtyre sukseseve që po shënojnë një kthesë historike në rrugën e ndërtimit të shtetit modern europian shqiptar.

Reagim për deklaratën e PD për punonjësin e Inspektimit në MPB

Postuar më: 15 Shtator 2015
Lidhur me deklaratën e PD-së, për rikthimin në detyrë të z. Anastas Meçi, për shkak se është përjashtuar dy herë nga rradhët e Policisë së Shtetit, Ministria e Punëve të Brendshme sqaron se:

Konflikti në Kurbin, 6 të arrestuar, mes tyre edhe deputeti Prenga

Postuar më: 05 Shtator 2015
Konflikt, 6 të arrestuar, mes tyre edhe deputeti Prenga Në vijim të njoftimeve të dhëna për ngjarjen e ndodhur në Kurbin, në përfundim të veprimeve të para hetimore të kryera nga Policia e Shtetit në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin dhe me Prokurorinë e Përgjithshme, ju informojmë se:

Rezultatet në luftën kundër drogës, dëshmojnë vullnetin e fortë të Qeverisë për ta luftuar atë

Postuar më: 03 Shtator 2015
Ministria e Punëve të Brendshme dhe Policia shqiptare në 2 vitet e fundit kanë arritur rezultate të pamenduara në luftën kundër narkotikëve, duke çrrënjosur njëherë e mirë konceptin e zonave të paprekshme, që për vite me rradhë ishin kthyer në “parajsa” të lulëzimit të hashashit me bekimin e pushtetit të kaluar.

Operacion ndërkombëtar antidrogë, 14 në pranga (VIDEO)

Postuar më: 26 Gusht 2015
Konferenca e përbashkët për shtyp mes Drejtorit të Përgjithshëm për Krimin e Organizuar dhe Krimet e Rënda, Z. Ardian Çipa, Shefit të Misionit Interfoze, Z. Michelle Grillo dhe Prokurorit për Krime të Rënda, Z. Ened Nakuçi

15 zyrat që shpërndajnë pasaporta biometike, të hapura edhe të shtunën

Postuar më: 21 Gusht 2015
Për shkak të fluksit të kërkesave për t’u pajisur me Pasaporta Biometrike, zyrat që shpërndajnë këto dokumenta në 15 qytete në gjithë vendin (Berat, Durrës, Elbasan, Fier, Gjirokastër, Kavajë, Korçë, Kukës, Lezhë, Lushnjë, Peshkopi, Sarandë, Shkodër, Tirandë dhe Vlorë), do të jenë të hapura edhe ditën e shtunë, datë 22 Gusht.

Nuk u shkel asnjë marrëveshje me dëshmitarët e mbrojtur të drejtësisë

Postuar më: 19 Gusht 2015
Ministria e Punëve të Brendshme deklaron se në asnjë rast nuk është shkelur asnjë marrëveshje me dëshmitarët e mbrojtur të drejtësisë, por ata të gjithë janë trajtuar sipas dispozitave ligjore në fuqi. MPB sqaron se dëshmitari Arben Kicja, i cili dëshmoi për çështjen e njohur si “Banda e Lushnjës” humbi statusin, pasi shkeli marrëveshjen me shtetin shqiptar duke thyer, në mënyrë të vetëdijshme për më shumë se 1 herë, rregullat e përcaktuara

Masat për zgjidhjen e problemit të pasaportave me afat të gabuar

Postuar më: 17 Gusht 2015
Ministria e Punëve të Brendshme sqaron edhe njëherë lidhur me çështjen e afatit të vlefshmërisë të pasaportave biometrike të lëshuara në periudhën Prill 2009 deri në Korrik 2010, për shtetasit e moshës nën moshën 16 vjeç në momentin e aplikimit për pasaportë biometrike, se në bazë të ligjit nr. 8668, datë 23.11.2000, “Për pajisjen e shtetasve me pasaportë për jashtë shtetit”, i ndryshuar, afati i vlefshmërisë së pasaportave për këtë kategori shtetasish është 5 vjet, në përputhje dhe me standardet ndërkombëtare të dokumenteve të udhëtimit.

"Qeveria e vendosur për të vazhduar luftën kundër trafikimit të personave"

Postuar më: 28 Korrik 2015
Deklaratë për shtyp e zëvendësministres së Punëve të Brendshme Elona Gjebrea, për raportin e DASH, pë trafikimin e qenieve njerëzore: Një ditë më parë u publikua raporti i DASH për Luftën kundër Trafikimit të Qenieve Njerëzore. Gjetjet e raportit janë më të mirat për Shqipërinë, që kur DASH ka filluar të hartojë raporte të tilla.

Policia Kufitare e Morinës sekuestroi rreth 20 kg heroinë

Postuar më: 29 Qershor 2015
Gjatë kontrollit nga Policia Kufitare në kamionin me targa AA 090 IF që drejtohej nga shtetasi Arben Prendi, 43 vjeç nga Lezha, në kabinën e shoferit, poshtë krevatit është konstatuar një valixhe, ku brenda saj janë gjetur rreth 20 kg Heroinë.
Lidhur me lajmin e publikuar në median online “360grade.al” e më pas rimarrë edhe nga portale të tjera, mbi egzistencën e një raporti(...) 04-10-2016