Postuar më: 28 Qershor 2017

"Thellësisht të angazhuar për të rritur kapacitetet e strukturave antitrafikim"

Dokumentat e bashkëngjitura

Ministri i Punëve të Brendshme Dritan Demiraj u njoh me gjetjet e Raportit vjetor të Departamentit Amerikan të Shtetit për Trafikimin e Qenieve Njerëzore, në të cilën vë në pah se Shqipëria nuk përmbush kushtet minimale për eliminimin e trafikimit.

Raporti i rekomandon Shqipërisë që të zbatojë ligjin që përjashton viktimat nga dënimi në raste të tilla; të trajnojë policinë, të vazhdojë që hetojë, ndjekë dhe dënojë fuqishëm trafikantët.  

Qeveria shqiptare dhe Ministria e Punëve të Brendshme e kanë vendosur luftën kundër trafikimit të personave në krye të listës së prioriteteve, nëpërmjet një angazhimi maksimal dhe reagimit me masa konkrete.

Ministri i Punëve të Brendshme Dritan Demiraj shprehet thellësisht i angazhuar për të rritur kapacitetet e strukturave antitrafikim, në zbatimin e Strategjisë së Luftës Kundër Trafikimit të Personave dhe Planit të Veprimit 2014-2017