Komisioni i Sigurisë miraton p/buxhetin e MPB për vitin 2016

Postuar më: 25 Nëntor 2015
Komisioni i Sigurisë Kombëtare ka miratuar në parim projektbuxhetin për Ministrinë e Punëve të Brendshme për vitin 2016. Ministri Saimir Tahiri prezantoi projektin para deputetëve të Komisionit parlamentar:

Komisioni i Ligjeve miraton p/buxhetin e MPB, rritje me 6%

Postuar më: 24 Nëntor 2015
Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut miratoi në parim Projektbuxhetin e vitit 2016 për Ministrinë e Punëve të Brendshme. Ministri Saimir Tahiri prezantoi pikat thelbësore të projektbuxhetit, i cili për vitin e ardhshëm ka rritje me 6%.

"Kodi i ri Etik, është Kushtetuta e punonjësit të Policisë"

Postuar më: 20 Nëntor 2015
Fjala e ministrit të Punëve të Brendshme Saimir Tahiri në Akademinë e Sigurisë, ku u diskutua mbi Kodin e ri Etik të Policisë së Shtetit dhe morën pjesë Ambasadori i SHBA në Tiranë, drejtuesit kryesorë dhe punonjësit e rinj të Policisë së Shtetit:

"Ky parlament vlen vetëm për këtë gjë, për reformën në drejtësi"

Postuar më: 19 Nëntor 2015
Fjala e Ministrit të Punëve të Brendshme Saimir Tahiri në seancën parlamentare

"Raport-progresi është një pasqyrë reale dhe një konfirmim i qenësishëm i suksesit të punës sonë"

Postuar më: 18 Nëntor 2015
Deklarata e Ministrit të Punëve të Brendshme Saimir Tahiri, për çështjet që prek Raport-progresi i Komisionit Europian për vitin 2015, lidhur me punën dhe detyrat e MPB-së: Ne besojmë që raport-progresi lidhur e prioritete e MPB, veçanërisht me luftën kundër krimit dhe korrupsionit është një pasqyrë reale dhe një konfirmim i qenësishëm i suksesit të punës sonë në luftën kundër krimit të organizuar, veçanërisht në luftën kundër drogës, në luftën kundër korrupsionit.

Miratohet p/ligji për shfuqizimin e Kodit të Etikës së Policisë

Postuar më: 17 Nëntor 2015
Fjala e Ministrit të Punëve të Brendshme Saimir Tahiri gjatë shqyrtimit dhe miratimit në parim të projektligjit “Për shfuqizimin e ligjit nr.8291, “Kodi i Etikës së Policisë”, në Komisionin për Sigurinë Kombëtare: Faleminderit z.Kryetar Të nderuar deputetë Siç ju e dini, lufta kundër korrupsionit në Policinë e Shtetit dhe zbatimi i standardeve më të larta për sjelljen për punonjësve të Policisë së Shtetit përballë qytetarëve është një prioritet maksimal i qeverisë dhe i Ministrisë së Punëve të Brendshme.

"Ky parlament nuk vlen, pa reformën në drejtësi"

Postuar më: 12 Nëntor 2015
Fjala e ministrit Saimir Tahiri në seancën parlamentare: E nderuar drejtuese e seancës, Të nderuar deputetë, Për hir të vërtetës mua nuk më vjen edhe aq mirë që këtu në parlament, një herë në vit thuajse, flitet për detyrimet e Shqipërisë edhe të shtetit, në raport me integrimin europian dhe sa kemi për të bërë të gjithë bashkë, për të integruar vendin në BE.

Ministri Tahiri prezanton projektligjin "Për sigurinë publike"

Postuar më: 11 Nëntor 2015
Ministri i Punëve të Brendshme Saimir Tahiri prezantoi sot projektligjin “Për sigurinë publike”, në një tryezë ku morën pjesë grupe interesi, si përfaqësues të bankave, shoqatave të udhëtarëve, borde të prindërve, të institucioneve arsimore etj.

Tahiri pret në Tiranë ministrin e Brendshëm të Gjermanisë de Maziere (VIDEO)

Postuar më: 06 Nëntor 2015
Ministri i Punëve të Brendshme Saimir Tahiri priti sot në Tiranë Ministrin e Brendshëm të Republikës Federale të Gjermanisë, Thomas de Mazière. Ministri gjerman vlerësoi arritjet dhe progreset e qeverisë shqiptare, në luftën kundër krimit të organizuar, në mënyrë të veçantë në sektorin e luftës kundër lëndëve narkotike. Ministri Tahiri tha se problemi i refugjatëve dhe emigracionit mbetet një sfidë e Bashkimit Evropian, si edhe një sfidë aktuale e Shqipërisë dhe rajonit. “Ne ndajmë bindjen se kjo është një sfidë që shkon përtej kufijve të çdo vendi dhe që nuk lë jashtë asnjërin prej nesh pavarësisht faktit nëse dikush është vendi i Bashkimit Evropian, dikush tjetër jo”, u shpreh Tahiri.

"Zhdukja e Remzi Hoxhës, krim që kulmon në zyrën e ish-Presidentit"

Postuar më: 05 Nëntor 2015
Fjala e Ministrit Tahiri ne seancë plenare - 5 nentor I nderuar kryetar i seancës, të nderuar deputetë Për interesimin dhe thirrjen që më bëri z.Braçe lidhur me çështjen e Remzi Hoxhës, por dhe për interesin e publikut, dua të bëj me dije se në detyrën që ushtroj kam marrë takim me të birin e të ndjerit Remzi Hoxha i cili ka kërkuar me të drejtë që Ministria e Punëve të Brendshme dhe në vijim pastaj prokuroria dhe sistemi gjyqësor të veprojë që një prej të dënuarve, Ilir Kumbaro, të bëhet ç‘është e mundur të vuajë dënimin, ashtu siç i takon në Shqipëri.
Fjala e ministrit të Punëve të Brendshme Saimir Tahiri në Asamblenë Kombëtare të Partisë Socialiste: 23-12-2016