Postuar më: 22 Qershor 2017

Intervista e ministrit Dritan Demiraj për Ora News VIDEO

VIDEO - Intervista e ministrit të Punëve të Brendshme Dritan Demiraj për Ora News:

Ministri Demiraj, në intervistën e parë për median shqiptare

22 Qershor 2017 – Ministri i Punëve të Brendshme Dritan Demiraj, në intervistën e tij të parë për median shqiptare që pas emërimit në detyrë, i ftuar në studion e Ora News.

Mbi incidentet gjatë fushatës

Ministri Demiraj: Ministria e Brendshme dhe Policia është e angazhuar maksimalisht. Tashmë, në ditët e fundit, temperatura politike ngrihet maksimalisht. Ju e dini që ka pasur disa incidente. Po punojmë të kapim autorët që i shkaktojnë, në mënyrë që të zbatohet sa më shumë ligji. Që nga momenti që kam marrë detyrën kam vizituar mbi 85% drejtorive të qarqeve, me qëllim bashkërendimin sa më mirë jo vetëm të mbarëvajtjes së punës për zgjedhjet, por edhe prioritetin e qeverisë në luftën kundër kanabisit.

Policia e Shtetit ka identifikuar disa zona më problematike. Kemi pasur disa probleme në Pukë midis PS dhe LSI, në Lezhë, në Elbasan. PD ka pasur probleme në Berat sot. Kemi pasur rreth 19 vepra penale që prekin zgjedhjet e lira, në të cilat  janë përfshirë 45 persona. 5 janë arrestuar, 36 ndiqen në gjendje të lirë dhe 5 janë shpallur në kërkim.

Unë i kam bërë një propozim drejtorit të Policisë së Shtetit për shkarkimin e shefave të komisariateve në Pukë, Peshkopi dhe Gramsh, pasi në mënyrë të vazhdueshme kam pasur njoftime dhe fakte lidhur me përfshirjen e tyre në fushatën zgjedhore në mbështetje të subjektit të Partisë Socialiste. Në këtë kontekst, kjo ka qenë arsyeja kryesore që Ministria e Brendshme të organizojë disa takime në Qarqe, me qëllim që të bëjmë të qartë se ashpërsia e ligjit e vështirëson dhe rrit ndjeshëm dënimet për punonjësit e policisë që përfshihen në fushatë. Jemi duke identifikuar të gjithë personat – që nga niveli i drejtorëve të Qarqeve. Dhe që në momentin kur do të bëjmë analizën, secili që është përfshirë do të përballet me forcën e ligjit.

Nuk janë shkarkuar pasi drejtori i Policisë së Shtetit nuk e ka parë të arsyeshme. Jemi në procesin e identifikimit të provave dhe pastaj pa dyshim që nuk ka asnjë lloj arsyeje që të mos bëj shkarkimin e tyre. Kemi pasur disa raportime për Pukën  që po mbështet subjektin PS në bashkëpunim me kryetarin e Bashkisë. Po kështu edhe në Komisaratin e Peshkopisë. Jemi duke monitoruar çdo rast.

Mbi masat kundër krimeve zgjedhore, zonat e rrezikshme dhe personat nën vëzhgim

Ministri Demiraj: E vërteta e denoncimeve që kanë ardhur në adresën time janë rreth 137 raste. Le t’ia lëmë kohës dhe sa nga rastet do të zbulohen nga Policia. Janë në proces hetimi. Kanë qenë në Korçë, Elbasan dhe në Dibër.

Policia e Shtetit ka marrë masat për mbarëvajtjen e zgjedhjeve. Janë dy sete urdhrash: e para për mbarëvajtjen e procesit zgjedhore si shitblerja e votës; dhe e dyta, në rast se kemi aktivizim të grupeve kriminale. Policia e Shtetit ka përforcuar masat ku mund të kemi incidente.

Zonat më vulnerable janë Elbasani, Lezha, Dibra, edhe Shkodra. Informacionet nuk mund t’i ndaj këtu, pasi lidhe me sigurinë e efektivëve dhe mbarëvajtjen e hetimeve.

Persona nën vëshgim? Ssigurisht që kemi dhe jemi të vetëdijshëm. Policia e Shtetit është në gatishmëri të plotë. Policia e Shtetit mban nën mbikëqyrje ata që paraqesin rrezikshmëri jo vetëm për zgjedhjet, por edhe në prioritetet në luftën kundër terrorizmit, kanabisit, kundër trafikut. Policia e Shtetit është e mobilizuar për të gjitha këto.

Mbi rrezikun e sulmeve terroriste

Ministri Demiraj: Jo! Nuk besoj të ketë rrezik për sulme terroriste. Në këtë periudhë një-mujore që kam qenë në Policinë e Shtetit kam parë struktura që nga komisariatet, strukturat, Policia e Shtetit është në rrugën e duhur.

Mbi luftën kundër kanabisit dhe vlerësimin për ministrin Xhafaj

Ministri Demiraj: Unë si përfaqësues i Republikës së Re i propozuar nga z..Basha, por edhe në vijimësi të prioriteteve të qeverisë Rama, jam i angazhuar me të gjitha strukturat e Policisë së Shtetit për luftë pa kompromis dhe me tolerancë zero kundër kanabisit. Kam gjetur një bashkëpunim të shkëlqyer në Policinë e Shtetit.

Puna e z. Xhafaj ka qenë e shquar në këtë drejtim. Ai filloi një punë që ne po e vazhdojmë. Unë mund të them për z.Xhafaj lidhur me masat dhe ndërrimet e drejtuesve të Policisë – që për hir të së vërtetës duhen ndërruar edhe disa drejtues të tjerë. Një pjesë e madhe e tyre është ndërruar. Jemi duke i identifikuar. Kemi edhe disa persona të caktuar pjesë e policisë në vitet e shkuara që kanë qenë pjesëmarrës në trafik me veprimet ose mosveprimet e tyre. Më duhet të theksoj që lufta kundër drogës dhe terrorizmit në asnjë mënyrë nuk mund të realizohet vetëm nga Ministria e Brendshme.

Mbi rezultatet e punës një-mujore

Ministri Demiraj: Kemi ushtruar presion të lartë në dogana në bashkëpunim me ministren e Financave, zonja Vukaj. Kemi vizituar të gjitha doganat dhe kemi bërë të qartë; zero tolerancë për të gjitha rastet e kalimit të paligjshëm të mallrave. Kemi pasur shumë raste të hapjes së kanabisit.

– Ju po thoni që gjatë kësaj kohe nuk është trafikuar kanabis jashtë vendit?

Ministri Demiraj: Jo nuk është trafikuar, nuk është raportuar. Ka pasur vetëm lëvizje brenda Italisë dhe Greqisë të sasive të transportuara më përpara.

– Kjo është një arritje?

Ministri Demiraj:: Them që kjo është një nga arritjen e mëdha, por nuk jam i kënaqur. Gjej rastin të falënderoj Policinë e Shtetit. Ka një angazhim fantastik në këtë drejtim dhe rezultatet janë shumë të mira. Çdo gjë që identifikohet, asgjësohet. Kemi disa zona shumë të vogla që javës që vjen, dhe dy tre raste që janë identifikuar, të vetmet. Është monitoruar zona e Krujës, janë pastruar plotësisht zona e Vlorës, Tepelenës dhe gjithë pjesët e tjera të Shqipërisë. Më lejoni të tregoj se nuk është e lehtë. Nuk janë të aksesueshme shumë zona, por jemi në drejtimin e duhur. Është e mundur të minimizohet në formë sa të mos jetë problem për fqinjët. Jam i vendosur të vazhdoj pastrimin e personave që janë angazhuar në trafikun e kanabisit.

– A e ka luftuar qeveria Rama kanabisin?

Ministri Demiraj:: Në cilën periudhë?

– Në të gjitha periudhën?

Ministri Demiraj: Sigurisht që jo. Në mënyrë të sinqertë, unë mendoj se që nga marrja e drejtimit të Ministrisë së Brendshme nga ministri Xhafaj, ka pasur një frymë tjetër – që nga ndërrimi i drejtorëve të qarqeve, të cilët kanë qenë të përfshirë në këtë punë. Ju e dini që ka pasur me dhjetëra raste. Kemi pasur arrestime dhe vetë z.Xhafaj e ka pranuar këtë fakt.

Unë shoh shumë shpresë tek sistemi i ri i arsimimit...