Lëvizjet e shefave të Komisariateve - 8 maj '17

Postuar më: 08 Maj 2017
Policia e Shtetit mbetet e angazhuar në përmbushjen e prioriteteve të punës për më shumë rend e siguri, konsolidimit të strukturave përmes rritjes së integritetit dhe aftësisë profesionale si dhe menaxhimit më të mirë të tyre.

SHÇBA arreston policin në Kavajë, për vjedhje duke shpërdoruar detyrën

Postuar më: 08 Maj 2017
Sektori i Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA) Tiranë ka ndaluar punonjësin e policisë Baki Ballhysa, me detyrë Patrullë e Përgjithshme pranë pikës së bllokimit të automjeteve të sekuestruara, në Komisariatin e Policisë Kavajë.

Ndryshimet në nivelin drejtues të Policisë së Shtetit

Postuar më: 27 Prill 2017
Policia e Shtetit është e angazhuar në përmbushjen me sukses të një sërë prioritetesh të rëndësishme si garantimi i zgjedhjeve të lira dhe të ndershme në zbatimin e detyrimeve që përcakton Kodi Zgjedhor; luftën kundër trafikut të drogës dhe veçanërisht kultivimit të kanabisit; luftën kundër krimit të organizuar, terrorizmit dhe trafiqeve të paligjshme; konsolidimit të strukturave të Policisë së Shtetit edhe përmes rritjes së integritetit dhe aftësisë profesionale të punonjësve të Policisë e menaxhimit më të mirë të tyre, si dhe realizimit sa më mirë të detyrave që lidhen me sezonin e ri turistik.

Xhafaj, letër kryeprokurorit: Jep fakte konkrete e bëj detyrën, ndjekje penale për policët, por dhe për(...)

Postuar më: 24 Prill 2017
Ministri i Punëve të Brendshme Fatmir Xhafaj i është drejtuar me një letër Prokurorit të Përgjithshëm, për problematikën e ngritur në një takim publik nga zoti Llalla, mbi procedurën e asgjesimit të lëndëve narkotike:

Deklarata e Policisë së Shtetit për protestën e datës 24 prill, thirrur nga opozita

Postuar më: 23 Prill 2017
Konferenca e Drejtorit të Përgjithshëm për Rendin dhe Sigurinë Publike, Altin Qato: Partia Demokratike e Shqipërisë ka lajmëruar se në datën 24 prill, ditën e hënë, do të zhvillojë një protestë publike, e cila do të shoqërohet me bllokimin e disa rrugëve kryesore kombëtare. Të nderuar qytetarë, Policia e Shtetit njofton se nuk ka dhënë lejen për zhvillimin e kësaj proteste. Ky vendim i Policisë së Shtetit është në përputhje të plotë me nenin 8 të Ligjit nr. 8773, datë 23.4.2001 “Për tubimet” i cili përcakton se:

Ndryshimet ne Ligjin per Policine e Shtetit, miratuar ne Kuvend

Postuar më: 20 Prill 2017
Keto jane ndryshimet e miratuara nga Kuvendi i Shqiperise, ne ligjin per Policine e Shtetit.

Amnistia për armët/Komisioni i Sigurisë: Të shtyhet deri në 31 dhjetor

Postuar më: 18 Prill 2017
Komisioni parlamentar për Sigurinë Kombëtare miratoi projektligjin që parashikon shtyrjen e afatit të amnistisë për dorëzimin e armëve.

REZULTATET/Masa për punonjësit e Policisë pas kapjes së drogës në Skrapar

Postuar më: 13 Prill 2017
Policia e Shtetit në zbatim të Planit Kombëtar kundër kanabisit ka planifikuar dhe po zbaton masa konkrete për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit dhe trafikimit të kanabisit, duke goditur këtë veprimtari kriminale që në fazën e parë, që lidhet me trafikimin e farërave, kultivimin e fidanëve në mjedise të mbyllura, apo në sera, por edhe duke ndëshkuar personat përgjegjës në lidhje me kultivimin dhe trafikimin e lëndës narkotike.

Operacion ndërkombëtar antidrogë i koduar "ALIAS", 22 në pranga

Postuar më: 11 Prill 2017
Drejtoria për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve, nën koordinimin e Prokurorisë për Krimet e Rënda Tiranë, në kuadër të procedimit penal nr.121 të vitit 2016, në bashkëpunim me Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale, Drejtoritë Vendore të Policisë Tiranë, Elbasan, Fier dhe Korçë, si dhe në bashkëpunim me DEA-n, SELEC dhe autoritetet greke të antidrogës në Athinë dhe autoritetet maqedonase, finalizoi me sukses një hetim ndërkombëtar për veprën penale të trafikimit të lëndëve narkotike, i cili ka nisur në muajin Qershor të vitit 2016.

Ministri Xhafaj pret drejtuesit e misionit italian INTERFORZE

Postuar më: 11 Prill 2017
Ministri i Punëve të Brendshme Fatmir Xhafaj priti një delegacion të kryesuar nga Gjeneral Gennaro Capoluongo, Drejtor i Shërbimit të Bashkëpunimit Ndërkombëtar të Policisë italiane, zv/Drejtorin e Shërbimit të bashkëpunimit Ndërkombëtar të Policisë Italiane, Kolonel Sandro De Angelis, Drejtuesin e Zyrës Ndërlidhëse INTERFORZE, Giovanni Conti si dhe Drejtuesin e Misionit PAMECA IV, Giorgio Butini.
Ministri i Punëve të Brendshme Dritan Demiraj ka zhvilluar një takim me drejtuesit kryesorë të Policisë në Drejtorinë e Përgjithshme të(...) 24-05-2017