Postuar më: 26 Korrik 2017

"31 të riatdhesuar nga Franca e Belgjika, shanset për azil janë zero"

Janë riatdhesuar sot nga Franca dhe Belgjika 31 shtetas shqiptarë, me qëndrim të parregullt në këto 2 vende. Fluturimi me avion të posaçëm nga Franca.  Në operacion mori pjesë Franca si vendi organizator, Belgjika si vend përfitues dhe policia shqiptare si mbështetëse, me financim të agjencisë FRONTEX.

Të riatdhesuarit ishin të vendosur në qendrat e ndalimit administrativ, që presupozon se kthehen të detyruar dhe jo me dëshirë dhe se ndaj tyre ka një vendim që i detyron të largohen nga territori francez.

VIDEO - Prononcimi i Drejtores së Departamentit të Kufirit dhe Migracionit Aida Hajnaj:

Sot jemi në Aeroportin e Rinasit për të pritur shtetasit Shqiptarë që janë riatdhesuar nga autoritetet Franceze, për shkak të refuzimit të kërkesave të tyre për azil dhe kjo tregon se të gjitha shtetet në vendet e Bashkimit Europian në mënyrë të prerë refuzojnë kërkesat e shtetasve shqiptarë për azil.

Asnjë kërkesë qoftë politike apo ekonomike nuk pranohet. Shanset për t'i fituar  këto janë zero.

Apelojmë të gjithë shtetasve Shqiptarë që të mos marrin iniciativa të tilla të cilat harxhojnë mijëra euro dhe janë të dështuara.

Policia e Shtetit shqiptar ka marrë të gjitha masat në të gjitha Pikat e Kalimit Kufitar për të forcuar, mbikqyrur dhe parandaluar tentativat për azil duke vënë përpara ligjit shkelësit.

Policia shqiptare po bashkëpunon ngushtësisht edhe me autoritetet Franceze dhe me të gjithë vendet e Bashkimit Europian, po kryen hetime intesive me qëllim të vënies para drejtësisë të personave që shpërdorojnë detyrën, abuzojnë me detyrën duke mashtruar shtetasit Shqiptar e duke iu dhënë atyre dokumenta ose vërtetime të falsifikuara me qëllim përfitimi në  azil dhe e gjithë kjo u konfirmua dhe në takimin që autoritetet shqiptare patën javën e kaluar me autoritetet franceze të Ministrisë së Brendshme.

* * *

"31 repatriated from France and Belgium, zero chances for asylum seekers"

July 26, Tirana – 31 Albanian citizens with irregular residence were repatriated today from France and Belgium. France participated in the operation as the organizing country, Belgium as the beneficiary country and the Albanian State Police as supporter, with the funding of FRONTEX agency.

The repatriated were placed in administrative detention centers, which presumes they return forcibly and unwillingly, and that there is a decision that forces them to leave the French territory.

Pronouncement of the Director of Border and Migration Department, Aida Hajnaj:

“Today we are at Rinas Airport to receive Albanian citizens who have been repatriated by French authorities because of their refusal of asylum requests. And this shows that all states in the European Union countries have categorically refused the asylum requests made by Albanian citizens.

No political or economic request is accepted. Chances for Albanian asylum seekers are zero.

We appeal to all Albanian citizens not to take such initiatives that cost thousands of euros and then  fail.

Albanian State Police has taken all the measures at all the Border Crossing Points in order to strengthen, supervise and prevent asylum attempts by putting offenders before the law.

Albanian Police is cooperating closely with French authorities and European Union countries and is carrying out intensive investigations, in order to bring to justice the persons responsible of abuse of office, abuse of duty, deceiving the Albanian citizens and giving them falsified documents or testimonies for the purpose of obtaining asylum. And all this was confirmed in the meeting that the Albanian authorities had last week with the French authorities of the Ministry of Interior.”