Postuar më: 16 Maj 2017

Aktivitetet e programuara nga Drejtoria e Policisë së Shtetit për periudhën Maj - Korrik 2017

Dokumentat e bashkëngjitura

Aktivitetet e programuara nga Drejtoria e Policisë së Shtetit për periudhën Maj -Korrik 2017

  • Ndjekja e masave të sigurisë për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor 2017.
  • Vazhdimi trajnimeve për drejtuesit dhe oficerët e policisë për procesin zgjedhor në bashkëpunim me KQZ dhe OSBE – në, si dhe Akademinë e Sigurisë.
  • Miratimi i Planit të Masave dhe ndjekja e detyrimeve të Policisë së Shtetit për Sezonin Turistik 2017.
  • Ndjekje e aktiviteteve dhe masave në zbatim të Planit Kombëtar 2017 – 2020 për luftën kundër kultivimit dhe trafikimit të bimëve narkotike, si dhe Planit të Masave të Policisë së Shtetit.
  • Ndjekja e masave të sigurisë për mbarëvajtjen e aktiviteteve kombëtare dhe ndërkombëtare sportive dhe kulturore.
  • Trajnimi i  Oficerëve të Trajnimit në Terren.  
  • Trajnimi Rajonal për Oficerët e Eskortës.
  • Ngjarjet rrugore, dokumentimi dhe hetimi i tyre
  • Shkëmbimi i praktikave më të mira të punës së analistit në hartimin e produkteve analitike.
  • "Aksesi në Drejtësi i Personave LGBTI" dhe në takimin trajnues me punonjës policie dhe me studentë të Akademisë së Sigurisë.
  • Hetimi i korrupsionit në nivelet e larta të Administratës Publike, korrupsioni në sistemin gjyqësor, korrupsioni në sistemin e tatim-taksave dhe lojërave të fatit, manipulimi i garave sportive, Konventa e Këshillit të Evropës.
  • Përdorimi i metodave speciale të hetimit të veprave penale të pastrimit të parave bazuar në analizën e informacionit kriminal. Standardet kombëtare dhe ndërkombëtare në hetimin e pastrimit të parave.
  • Transportet rrugore, Transportet e materialeve të rrezikshme dhe jashtë norme. Eskortat teknike.
  • Gjatë muajit qershor me financim të buxhetit të shtetit përfundon blerja e rreth 50 automjeteve për Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë