Postuar më: 21 Korrik 2017

Dixhitalizimi i të dhënave të shtetasve/Çipa pret ministrin e Inovacionit të Maqedonisë

Zv/ministri Çipa priti Ministrin e Shoqërisë së Informacionit dhe të Administratës së Maqedonisë/Me interes dixhitalizimi i të dhënave të shtetasve  

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme Stefan Çipa priti në takim Ministrin e Shoqërisë së Informacionit dhe të Administratës të Republikës së Maqedonisë, Damjan Manchevski.

Ministri Manchevski shprehu interes të lartë sa i përket dixhitalizimit të të dhënave të shtetasve, pasi Shqipëria është në një fazë më të përparuar se Maqedonia. Për këtë ai kërkoi bashkëpunim dhe përvojën e institucioneve shqiptare.

Ai informoi zv/ministrin Çipa se procesi i dixhitalizimit të Regjistrit Kombëtar të Shtetasve në Maqedoni, financuar nga BE, është në fazën e tenderimit dhe pritet të përfundojë në qershor të vitit 2019.

Zv/ministri Çipa deklaroi se Regjistri Kombëtar i Gjendjes Civile dhe hartimi i Regjistrit Kombëtar të Adresave, po përshtatet me reformën dhe ndarjen e re administrative që u miratua në vitin 2014. 

Drejtori i Përgjithshëm i Gjendjes Civile Bledar Doracaj njohu ministrin Mancevski me punën e bërë për Regjistrin dixhital kombëtar të shtetasve. Ai deklaroi se po vijon puna për dixhitalizimin e Regjistrit Kombëtar të Adresave, ndërkohë në të ardhmen këto dy regjistra do të shkrihen në një regjistër të vetëm.

Drejtori i Përgjithshëm i Gjendjes Civile Bledar Doracaj shtoi se do të vijojë puna me regjistrimin e adresave të shtetasve shqiptarë që jetojnë jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë, nëpërmjet portaleve online dhe ambasadave.

* * *

Digitalization of citizens' data / Çipa received Macedonia's Minister of Innovation

July 21, Tirana – Deputy Minister of Internal Affairs Stefan Çipa held a meeting with the Minister of Information Society and Administration of Macedonia Damjan Manchevski.

Minister Manchevski expressed high interest in the digitalization of citizens' data, as Albania is at a more advanced stage than Macedonia in this regard. For this reason he sought cooperation and experience of the Albanian institutions. He informed the Albanian Deputy Minister Çipa that the process of digitization of the EU-funded National Register of Citizens in Macedonia is in the tendering phase and is expected to be completed in June 2019.

Deputy Minister Çipa stated that the National Registry of Civil Status and the drafting of the National Directory of Addresses are being adjusted to the reform and the new administrative division that was approved in 2014.

General Director of Civil Status Bledar Doracaj introduced Minister Mancevski with the work done so far for the National Digital Registry of Citizens. He stated that the work in this regard is ongoing, while in the future these two registers will be merged into a single one. “The work will continue with the registration of the addresses of Albanian citizens living outside the territory of the Republic of Albania through online portals and embassies” Doracaj added.