Postuar më: 09 Prill 2017

EC: Situata dhe masat pas termetit te rene dje pasdite ne Kurbnesh

EC: Situata dhe masat pas termetit te rene dje pasdite ne Kurbnesh

Në datë 08.04.2017, ora 15:52:57, Instituti i Gjeoshkencës, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit, ka regjistruar një lëkundje tërmeti me magnitudë ML=5.1 Rihter, me thellësi 15 km dhe me epiqendër në fshatin Kthellë, Njësia Administrative Kurbnesh, bashkia Mirditë.

Lëkundjet e tërmetit kanë qenë të forta dhe janë ndier në qytet Shkodër, Lezhë, Burrel, Dibër, Klos, Tiranë, Krujë dhe Elbasan.

Tërmeti ka shkaktuar çarje të mureve të banesave në këto zona:

- Në fshatin Përlat i Epërm, Njësia Administrative Kurbnesh, është dëmtuar banesa e nje shtetasi.

- Në bashkinë Klos kanë pësuar çarje të mureve 5 banesa.

- Në fshatin Bardhaj, Njësia Administrative Kurbnesh, eshte dëmtuar 1 banese.

- Në fshatin Bulshare, Njësia Administrative Orosh, eshte demtuar 1 banese.

- Në Njësinë Administrative Orosh, bashkia Mirditë eshte demtuar 1 banese.

Është ngritur grupi i punës për të verifikuar ditën e sotme të gjitha banesat të cilat kanë problematikë për shkak të lëkundjeve të tërmetit në bashkinë Mirditë.

Ditën e djeshme Drejtori i Përgjithshëm i Emergjencave Civile Shemsi Prençi, së bashku me Drejtorin e Koordinimit të Prefekturave në Ministrinë e Punëve të Brendshme Bekim Murati kanë shkuar në zonat ku ka rënë tërmeti dhe kanë parë nga afër situatën.

Emergjencat Civile kane qenë në kontakt të vazhdueshëm me përfaqësues të pushtetit vendor për të marrë çdo informacion rreth dëmeve të shkaktuara dhe marrjen e masave per perballimin e situates.