Postuar më: 09 Korrik 2017

EC: Situata dhe masat për shkak të zjarreve

Përgjatë 24 orëve të fundit ka patur 5 vatra zjarri, me dëme materiale. Strukturat e Emergjencave Civile janë në gadishmëri dhe kanë ndërhyrë në çdo situatë. 

Drejtoria e Përgjithshme e Emergjencave Civile përsërit thirrjen ndaj të gjithë qytetarëve që në rast se konstatojnë zjarre, të njoftojnë menjëherë në numrat e emergjencave 112, 129, apo në Qendrën Kombëtare Operacionale të Emergjencave Civile në numrin 06941 10 198.

Qarku Shkodër

Në fshatin Dardhë, Njësia Administrative Blerim, bashkia Fushë-Arrëz, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre dhe pisha. Shërbimi vendor i MZSH Pukë, ka dërguar në vendngjarje 1 automjet zjarrfikës me personel dhe kanë punuar me mjete rrethanore për të shuar zjarrin. Si pasojë e zjarrit u përshkruan nga flakët një sipërfaqe rreth 2 dynym me shkurre dhe disa pisha. 

Qarku Elbasan

Në fshatin Ermenj, Njësia Administrative Skënderbegas, bashkia Gramsh, ka rënë zjarr në një sipërfaqe pyjore me pisha. Shërbimi vendor i MZSH Gramsh, ka dërguar në vendngjarje 1 automjet zjarrfikës me personel dhe kanë punuar me mjete rrethanore për shuarjen e zjarrit. Per ndihme shkuan 30 forcave ushtarake dhe pas një pune të gjatë kanë bërë të mundur shuarjen e zjarrit. Si pasojë e zjarrit u dogj një sipërfaqe rreth 7 ha shkurre dhe 7 dynym pisha.

Qarku Vlorë

Në fshatin Nartë, Njësia Administrative Qendër, bashkia Vlorë, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre. Shërbimi vendor i MZSH Vlorë, ka dërguar në vendngjarje 1 automjet zjarrfikës me personel dhe ka punuar për shuarjen e zjarrit. Si pasojë e zjarrit u dogj një sipërfaqe rreth 0.2 ha me shkurre dhe pisha. Nga zjarri nuk pati njerëz të lënduar.

Qarku Durrës

Në fshatin Arrameras, Njësia Administrative Fushë-Krjuë, bashkia Krujë, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre pranë një biznesi pularie. Shërbimi vendor i MZSH Krujë, ka dërguar në vendngjarje 1 automjet zjarrfikës me personel dhe ka punuar për shuarjen e zjarrit. Si pasojë e zjarrit u dogj një sipërfaqe rreth 3 ha me shkurre.

Qarku Dibër

Në fshatin Fushë-Bulqizë, Njësia Administrative Bulqizë, bashkia Bulqizë, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre dhe pisha të vogla. Shërbimi vendor i MZSH Bulqizë, ka dërguar në vendngjarje 1 automjet zjarrfikës me personel dhe ka punuar për shuarjen e zjarrit. Si pasojë e zjarrit u dogj një sipërfaqe rreth 0.3 ha me shkurre dhe pisha të vogla.