Postuar më: 26 Shtator 2017

Efektivët e Gardës së Republikës dhurojnë gjak për të sëmurët VIDEO

VIDEO Punonjësit e Gardës së Republikës kanë dhuruar sot gjak për të sëmurët në spitale, si një gjest solidariteti dhe humaniteti për personat në rrezik për shëndetin dhe jetën e tyre.

Siç dihet, nevojat për gjak në spitalet publike janë të konsiderueshme, për shkak se dhuruesit e gjakut janë të paktë, e për këtë arsye nxiten institucionet e shtetit të përkrahin fushatat për dhurimin e gjakut.

Efektivët e Gardës së Republikës, duke përkrahur nismën për dhurimin e gjakut kanë shfaqur tiparet e tyre më njerëzore. Gardistët njihen më së shumti për përgatitjen e tyre fizike dhe profesionale, si një formacion ushtarak, që kanë për detyrë mbrojtjen e personaliteteve më të larta të shtetit dhe institucioneve më të rëndësishme në vend.

Nisma për dhurimin e gjakut për spitalet publike ku janë të sëmurët me diagnoza që kërkojnë transfuzion të vazhdueshëm gjaku, është përkrahur nga disa institucione shtetërore, nëpunësit e të cilëve do të dhurojnë gjak në mënyrë vullnetare.

# # #

Guard of the Republic: Blood donation for the ones in need

September 26, 2017 – Members of the Guard of the Republic donated blood to the sick in hospitals today, as a gesture of solidarity and humanity for people at risk for their health and their lives.

As is well known, there is considerable need for blood supply in public hospitals because of the low number of blood donators. Therefore, state institutions are encouraged to support blood donation campaigns.

By supporting the initiative for blood donation, the Officers of the Guard of the Republic have shown their most human traits. Guards are best known for their physical and professional training, as a military formation, tasked with protecting the highest personalities of the state and the most important institutions in the country.

The blood donation initiative for public hospitals where diagnosed patients require continued blood transfusion has been supported by various state institutions, whose employees will donate blood voluntarily.