Postuar më: 30 Shtator 2017

Ministrat Xhafaj e Klosi: Të nisin që tani përgatitjet për sezonin e ri turistik

Krimi mjedisor do të konsiderohet, dënohet dhe penalizohet sic cdo krim tjetër. Në prag të fillimit të aksionit të madh të pastrimit të Shqipërisë, Ministrat Blendi Klosi dhe Fatmir Xhafaj zhvilluan takimin me prefektët  dhe drejtuesit e policisë në qarqe, për tju bërë me dije se do të jenë aktorët kryesorë në terren të zbatimit të ligjit të ndalimit të krimit mjedisor.

Kush dëmton mjedisin tonë të përbashkët që është malli jonë I përbashkët, pasuria jonë e përbashkët, mundësia jonë e përbashkët për të zhvilluar turizmin, mundësia jonë e përbashkët për të zhvilluar ekonominë, mundësia jonë e përbashkët për të zhvilluar mirëqënien, duhet të dënohet, të penalizohet”, deklaroi Klosi.

Ligji do të ashpërsohet – deklaroi Klosi - që ju kërkoi drejtuesve të policisë të jenë me të njëjtin vullnet të angazhuar në këtë operacion, ashtu si në operacionin e ndalimit të vjedhjes së energjisë elektrike.

Klosi ju kërkoi drejtuesve të policisë, që cdo bisnes apo individ që ndot mjedisin të trajtohet dhe penalizohet njësoj sipas ligjit.

“Historia  që një bisnes  që ndot mjedisin apo krijon ndotje akustike, nuk penalizohet dhe tjetri pas tij po,  duhet të marrë fund njëherë e përgjithmonë. Ne kemi nevojë të vendosim një legjislacion penalizues, edhe rregulla, dhe dënim të barabartë në zbatim të ligjit””, deklaroi Klosi.

Ashërpërsimi i ligjit kundër krimit mjedisor, do të bëhet edhe në funksion të një turizmi do të ndryshojë qasje, deklaroi ministri.

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj tha se turizmi konsiderohet prioritet thelbësor për qeverisjen për këtë mandat të ri e do të ketë mbështetjen e nevojshme.

Ai shtoi se përgatitjet duhet te nisin që sot. “Policia dhe Prefektët duhet të përgatiten për mbështetje të fortë të strukturave të Ministrisë së Turizmit, lidhur me fazën përgatitore, që nga pastrimi i mjediseve dhe masave të tjera që duhet të merren”, shtoi ministri i Brendshem.