Postuar më: 19 Qershor 2017

Ministri Demiraj homazhe për Kryekomisar Vatnikaj

Ministri i Punëve të Brendshme Dritan Demiraj mori pjesë në ceremoninë përcjelljes të Kryekomisarit Nikoll Vatnikaj, në Pallatin e Kongreseve, ku vuri një kurorë me lule.

Ministri Demiraj vlerësoi kontributin 30-vjeçar të Kryekomisar Vatnikaj në strukturat e Policisë Shtetit.

Ngushëllime Organizatës së Policisë së Shtetit për humbjen e një oficeri profesionist me karrierë të gjatë policore.

Kryekomisar Vatnikaj ka një karrierë të gjatë prej më shumë se 30 vitesh në polici. Ai ka mbajtur detyra të rëndësishme, si shefi i Komisariateve të ndryshme në Tiranë, shef komisariati në Lezhë, Berat e në rrethe të tjera, si dhe në detyra të tjera ne Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit