Postuar më: 02 Tetor 2017

Ministri Xhafaj mesazh vlerësimi e inkurajimi për çdo punonjës të Policisë së Shtetit

Ministri i Brendshëm me marrjen e detyrës adresoi një mesazh vlerësimi e inkurajimi për çdo punonjës të Policisë së Shtetit. Në të, iu është prezantuar edhe një adresë e-mail-i e posaçme, e cila do të shërbejë si një mundësi e drejtpërdrejtë komunikimi për çdo mendim, sugjerim konkret, apo shqetësim në funksion të përmirësimit të punës dhe rolit të Policisë së Shtetit. Gjatë kësaj jave, në këtë adresë kanë mbërritur disa mesazhe nga punonjës të thjeshtë të Policisë së Shtetit nëpërmjet të cilëve shprehin shqetësime e propozime konkrete, që janë bërë objekt i trajtimit me prioritet nga vetë Ministri dhe stafi i tij.

Letra e plotë e ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj drejtuar çdo punonjësi policie:

Të nderuar punonjës të Policisë së Shtetit,

Ju përshëndes dhe ju shpreh gjithë mirënjohjen time për punën tuaj fisnike, në shërbim të qytetarëve për  ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike.

Vlerësoj pafund, çdo mesazh mbështetës dhe inkurajues që kam marrë nga shumë punonjës të Policisë së Shtetit, për rikthimin në detyrën e Ministrit të Brendshëm.  Politikisht, pritshmëria juaj për të nesërmen është një detyrim më shumë për mua. 

Dinjitet, devotshmëri, integritet dhe vendosmëri, këto janë cilësitë që duhet të garantojmë, në përpjekjet për të vendosur  rendin e sigurinë publike.

Unë besoj fort dhe jam thellësisht i bindur, se në rradhët e Policisë së Shtetit gjenden shumë  gra dhe burra të cilët punojnë me përkushtim dhe ndershmëri, në mbrojtje të të drejtave dhe interesave legjitime të qytetarit. Mirënjohje dhe vlerësim do të ketë nga unë si ministër për të gjithë ata.

Ndaj, sfida jonë e parë është sigurimi dhe garantimi i profesionalizmit brenda vetë forcave të policisë. 

Do të duhet të ndajmë nga trupi i shëndetshëm i Policisë së Shtetit çdo gjymtyrë të gangrenizuar, të lidhur me krimin, të vënë në shërbim të tij apo dhe që ka fjetur gjumë përpara krimit. 

Për këtë arsye, akti im i parë si Ministër i Brendshëm, shënoi nisjen e procesit për organizimin e Vetting-ut për të gjithë punonjësit e Policisë së Shtetit. Pjesë e këtij shërbimi do të jenë vetëm njerëz profesionalisht të aftë dhe me integritet të lartë moral.

Inkurajoj dhe mirëpres nga ju çdo mendim, sugjerim konkret, apo shqetësim ndaj kujtdo qoftë ai, në funksion të përmirësimit të punës, rolit dhe reputacionit të Policisë së Shtetit. Ndaj, ju lutem mos ngurroni të më shkruani në adresën: shkruajministrit@punetebrendshme.gov.al,  e cila do të jetë në dispozicionin tuaj dhe vëmendjen time.  

Çdokush që ka një shqetësim do të marrë një përgjigje serioze. Çdokush që ka një ide do të dëgjohet me vëmendje maksimale.

Më lejoni gjithashtu, që  nëpërmjet jush, tu shpreh mirënjohje prindërve, bashkëshortëve dhe fëmijëve tuaj, që janë mbështetja kryesore e sakrificës suaj të përditshme.

Duke ju falënderuar edhe njëherë, gjithë secilin nga ju, grave dhe burrave të ndershëm të Policisë së Shtetit, për gjithçka keni bërë dhe vazhdoni të bëni në shërbim të qytetarëve dhe vendit, ju siguroj gjithë mbështetjen time në punën tuaj të përditshme për përballimin e sfidave që na presin.

Ne nuk kemi asnjë mundësi tjetër veçse të triumfojmë mbi këto sfida në emër të së nesërmes më të mirë të prindërve dhe fëmijëve tanë. Mbi supet tona qëndron e ardhmja europiane.

Suksesi do të jetë i të gjithëve dhe për të gjithë!  

Me konsideratë,

FATMIR XHAFAJ

 

# # #

Minister Xhafaj: Message of appreciation and encouragement for every State Police employee

October 2, 2017 – The Minister of Interior addressed a message of appreciation and encouragement for every single State Police employee. A specific e-mail address has been presented as a direct communication opportunity for any thought, concrete suggestion or concern in view of improving the work and role of the State Police. During this week, various messages from simple police officers arrived at this address expressing concrete concerns and proposals, already subject of priority treatment by the Minister and his staff.

The complete letter of Minister of Interior Fatmir Xhafaj, addressed to every police officer:

Honorable State Police employees,

I greet you and express my gratitude for your noble work, serving citizens in defense of public order and security.

My unlimited appreciation goes to every support and encouraging message I have received from many State Police employees after my return as appointed Minister of the Interior. Politically, your expectation of tomorrow is a further obligation for me.

Dignity, devotion, integrity and determination: these are the qualities that we must guarantee in the effort to establish order and public security.

I strongly believe and I am deeply convinced that there are many women and men in the State Police who work with dedication and honesty in defense of the citizens' legitimate rights and interests. As minister I give acknowledgment and appreciation for all of them.

Therefore, our first challenge is to ensure and guarantee professionalism within the Albanian Police itself.

We shall separate from the healthy body of the State Police every gangrened limb related to crime, put into his service, or fallen asleep in front of crime.

For this reason, my first order as Minister of Interior marked the beginning of the Vetting process for all State Police employees. Part of this service will be only professionally capable people with high moral integrity.

I encourage you and welcome any thought, concrete suggestion, or complain for anyone, in order to improve the work, role and reputation of the State Police. So, please feel free to write me at the address: write to minister@punetebrendshme.gov.al, which will be at your disposal and at my attention.

Anyone who has a concern will get a serious answer. Anyone with an idea will be listened with maximum attention.

Let me also express, through you, my gratitude to your parents, spouses and children, which are the main support to your daily sacrifice.

Thanking once again each and every one of you, honest women and men of the State Police, for everything you have done so far and continue to do in servicing citizens and the country, I assure you all my support in your daily work to face the challenges ahead us.

We have no other chance than to triumph over these challenges on behalf of the better tomorrow of our parents and children. On our shoulders lies our European future.

The success will be from everyone and for everyone!

With appreciation,

FATMIR XHAFAJ