Postuar më: 12 Korrik 2017

Riatdhesohen 30 shtetas shqiptarë që kishin aplikuar për azil në Francë

Riatdhesohen 30 shtetas shqiptarë që kishin aplikuar për azil në Francë

Zv/ministri i Brendshëm Çipa: Shanset për azil në BE janë zero!

Drejtori i Policisë Çako: Hetim intensiv agjencive ose grupeve që përfitojnë mbi bazën e iniciativave të paligjshme

Prononcimi për mediat i zv/ministrit të Punëve të Brendshme Stefan Çipa dhe Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Haki Çako në aeroportin ‘Nënë Tereza’, pas mbërritjes së një avioni me shtetas shqiptarë të deportuar nga Franca, pasi u janë refuzuar kërkesat për azil:

Stefan Çipa: Ndodhemi sot këtu për të ndjekur procedurat e kthimit të një grupi shtetasish shqiptarë nga Franca, pas refuzimit të kërkesës së tyre për azil në Francë.

Ne e përsërisim disa herë si Ministri e Brendshme, si qeveri shqiptare: mënyra e aplikimit për azil në vendet e Bashkimit Europian nuk miratohet për shqiptarët, sepse Shqipëria konsiderohet një vend i sigurt. E thënë me fjalë më të thjeshta do të thotë se shanset e përfitimit nga shtetas shqiptarë të azilit ekonomik apo politik në hapësirën e vendeve të BE, janë zero.

Vetë ky grup, por dhe grupe të tjera, duhet t’i japin fund një aventure shumë të kushtueshme për ta dhe për familjet e tyre. Dhe vetë kjo tregon thirrjen e herëpashershme që autoritetet shqiptare u kanë bërë shtetasve të vet, që të heqin dorë nga kjo tentativë e cila kuptohet është e destinuar të dështojë.

Vetë procedura pak e gjatë e shtetit francez ka të bëjë me procedurat e verifikimit të lejeve. Por Qeveria shqiptare i ka kërkuar Qeverisë franceze përshpejtimin e procedurave. Ndaj tashmë kthimi është i menjëhershëm.

Unë dua t’u bëj një apel shtetasve shqiptarë që të kuptojnë, se aplikimi për azil vendet e Bashkimet Europian, do ketë këtë përfundim që kishin dhe ky grup i ardhur sot. Pra, do kenë rikthim në vendin e tyre, do kenë mosmiratim të lejes dhe sanksione pastaj që kanë të gjithë shtetasit për shkeljen e rregullave të lëvizjes në hapësirat Shengen.

Policia Shqiptare në pikat e kalimit kufitar do të mbikëqyrë me vëmendje të gjitha tentativat për kthimin e azilit. Në raste të dyshimta policia ka autoritetin e saj për të kthyer mbrapsht çdo shtetas që do të marrë këtë rrugë, që është e destinuar për të dështuar.

Faleminderit!

Haki Çako: Sot kemi përpunuar një nga charterët e vendosur në dispozicion nga Bashkimi Europian , të mundësuar dhe të suportuar nga FRONTEX në bashkëpunim me Policinë e Shtetit. Pas marrëveshjes së bërë në kuadër të menaxhimit të integruar të kufijve, por edhe të kontrollit dhe respektimit të gjitha kritereve të përcaktuara për lëvizjen e lirë të qytetarëve shqiptar.

Në këtë kuadër mund të them se ne vazhdojmë në mënyrë intensive në bashkëpunim me të gjithë partnerët, por edhe me të gjithë shtetet e tjera të Bashkimit Europian të cilët kanë bërë më së të qartë se azilkërkimi në vendet e Bashkimit Europian është i pamundur dhe ndaj në këtë kuadër të gjithë shtetasit shqiptar të cilët marrin iniciativën ose cënojnë dhe nuk respektojnë rregullat e Shengen janë të detyruar të kthehen dhe të riatdhesohen në Shqipëri, duke krijuar një kosto të jashtëzakonshme jo vetëm për familjet dhe për vetë ata në aspektin financiar, por edhe një kosto të madhe lidhur me të gjithë qytetarët dhe shtetasit shqiptar të cilët mezi presin integrimin dhe futjen e Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Këto iniciativa të paligjshme, të cilat cënojnë të gjitha rregullat e vendosura nga Bashkimi Europian nuk janë në pritshmërinë edhe në objektivat e të gjithë shtetit shqiptar. Ndaj më duhet të them se Policia e Shtetit shqiptar, Kufiri, Emigracioni, por edhe të gjitha strukturat e hetimit të krimeve në Policinë e Shtetit do të vazhdojnë të hetojnë intensivisht të gjitha Agjencitë ose grupet e caktuara dhe të strukturuara, të cilat përfitojnë mbi bazën e këtyre iniciativave, ose të interesave të caktuara të grupeve shoqërore të cilët orientohen në mënyrë të paligjshme për të kërkuar azil në vendet e BE.

Ky, por edhe shumë charter-a të tjerë do të vazhdojnë të sjellin në Shqipëri në mënyrë të menjëhershme të gjithë ata shtetas shqiptarë, të cilët kërkojnë cënimin dhe shkeljen e rregullave të Shengen-it që shteti shqiptar ka dakordësuar në sajë të marrëveshjeve me BE.

Ndaj u bëj një apel që të gjithëve, të orientohen dhe t’i drejtohen respektimit të gjitha normave konform punësimit të ligjshëm me të gjitha procedurat që orientohen nëpërmjet MPJ-së ose të gjitha Agjencive të tjera, pasi shumë vende të BE-së ofrojnë realisht mundësi punësimi, por nuk është kjo rruga dhe mënyra për t’u drejtuar.

Gjej dhe njëherë  rastin të shpjegohem se ne kemi vënë në dispozicion struktura të caktuara, në bashkëpunim me FRONTEX-in, për të identifikuar dhe për të riatdhesuar që të gjithë shtetasit që cenojnë normat.

Pyetje: Z. Çako, sa ishte numri i personave që u deportuan sot dhe a ka probleme me azilkërkuesit edhe në Gjermani?

Haki Çako: Numri i të riatdhesuarve sot është rreth 30 vetë, por edhe me vende të BE ne jemi në kontakt dhe vazhdojmë të respektojnë detyrimet tona me të gjitha shtetet e tjera të BE dhe do të jemi korrektë për sa kohë kemi nënshkruar marrëveshjet lidhur me këtë çështje.

Faleminderit!

* * *               

30 Albanian citizens who have applied for asylum in France are repatriated

Deputy Minister of Internal Affairs, Stefan Çipa : Zero Chances for EU Asylum-seekers.

Police Director Haki Çako: Intensive Investigation of Agencies or Groups Benefiting from Illegal Initiatives

July 14, 2017 – Statement of Deputy Minister of Internal Affairs Stefan Çipa and State Police Director Haki Çako at “Mother Teresa” international airport, following the arrival of a plane with Albanian citizens deported from France after being rejected asylum applications:

Stefan Çipa: We are here today to follow the return procedures of a group of Albanian citizens from France, after their application for asylum in France has been rejected.

As Minister of Internal Affairs and as Albanian government, we repeat it: applications for asylum in European Union countries are not approved for Albanians, because Albania is considered a safe country. Simply said this means that for Albanian citizens the chances of profitability of economic or political asylum in the EU countries are zero.

This coming group itself, but also other groups, have to put an end to a very costly adventure for them and their families. Albanian authorities have often appealed to their own citizens to give up this attempt, which is obviously destined to fail.

The very long procedure of the French state regards procedures of permits’ verification. But the Albanian government has urged the French Government to speed up the procedures. So now the return is immediate.

I want to appeal to Albanian citizens to understand that the application for asylum in European Union countries will have for them the same conclusion as for this group returned today. They will have to return to their country, their permit will be disapproved and they will have sanctions as citizens who violate the rules of movement in Schengen area.

Albanian Police at the border crossing points will closely monitor all attempts, in order to return asylum seekers. In suspicious cases, the police have the authority to repatriate any citizen who is going to take that path, which is destined to fail.

Thank you.

Haki Çako: Today we have elaborated one of the charters available from the European Union, enabled and supported by FRONTEX in cooperation with the State Police, following the agreement made within the framework of integrated border management, but also of the control and observance of all the criteria set for the free movement of Albanian citizens.

In this context, I can say that we intensively continue to cooperate with all partners, but also with all other European Union states that have made it clear that asylum in European Union countries is impossible: all Albanian citizens who take the initiative or violate and disregard Schengen rules are obliged to return and repatriate to Albania. This creates an extraordinary cost. Not only for their families, financially speaking. But also for Albanian citizens who are looking forward to the integration and access of Albania into the European Union.

These illegal initiatives that violate all the rules set by the European Union are not in the expectation of the objectives of the entire Albanian state. So I have to say that the Albanian State Police, the Border Police, the Immigration Police, as well as all the crime investigation structures in the State Police will continue to intensively investigate all specific and structured agencies or groups that benefit from these initiatives, or all the interests of social groups that are illegally directed to seek asylum in EU countries.

This charter, as well as many other, will continue to bring in Albania immediately all those Albanian citizens who violate Schengen rules that the Albanian state has accepted upon agreements with the EU.

Therefore, I make an appeal to everybody to respect all norms in accordance with lawful employment within all the procedures directed through the Ministry of Foreign Affairs or all other agencies, since many EU countries actually offer employment opportunities, but this is not the way to apply.

Let my once again to explain that we have made available certain structures, in cooperation with FRONTEX, to identify and repatriate all citizens who violate the norms.

Question: Mr. Çako, how many people were deported today and are there problems with asylum seekers in Germany too?

Haki Çako: The number of repatriated today is about 30 people, but we keep contact also with EU countries, we continue to respect our obligations with all other EU states, and we will be correct as long as we have signed agreements on this issue.

Thank you.