Postuar më: 08 Shtator 2017

SHÇBA arreston efektivin e FNSH për shkelje të rregullave të qarkullimit, aksidentoi një shtetas

Tiranë
Arrestohet efektivi i FNSH për shkelje të rregullave të qarkullimit, aksidentoi një shtetas që lëvizte me motorr

Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA) nëTiranë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Tiranës arrestoi në flagrancë punonjësin e policisë inspektor Riza Kenga, me detyrë trup shërbimi në Komisariatin e Policisë së  Ndërhyrjes së Shpejtë në Tiranë.

Arrestimi i efektivit të Policisë u bë pasi në datën 7 shtator, nën efektin e alkoolit ka aksidentuar rëndë me makinë në fshatin Laknas shtetasin Q.D 65 vjeç, i cili ndodhet në Spitalin Ushtarak nen kujdesin mjekesor.

Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë.