Postuar më: 14 Mars 2017

"Siç kemi bërë Policinë, do bëjmë gjithë Shqipërinë"

VIDEOTiranë – Prononcimi për mediat i ministrit të Punëve të Brendshme Saimir Tahiri gjatë panairit "Ditë e Hapur me Policinë e Shtetit'"

Dua t’ju uroj Gëzuar Ditën e Verës!
Dua t’ua uroj qytetarëve Gëzuar Ditën e Verës!
Është një motiv më shumë për të pasur më shumë shpresë.
Është një motiv më shumë për të qenë më shumë të lumtur.

Dhe për të qenë më shumë të bindur se kjo është rruga për të bërë shtet më të fortë.
Kjo është rruga për të bërë një Shqipëri më të mirë.

Besoj e patë këtu, në çadrat e këtij Panairi: Kjo është Policia që duam, e siç kemi bërë Policinë do bëjmë gjithë Shqipërinë. Me sa pasion e forcë kemi punuar për të bërë Policinë e Shtetit, kemi bërë dhe për ekonominë e punësimin, e shumë më shumë do bëjmë akoma në vazhdim.

Ju faleminderit të gjithëve për mbështetjen. Faleminderit dhe ju (gazetarëve).

Dhe dua të falënderoj çdo qytetar që na ka dhënë shpresë e besim gjatë gjithë kësaj kohe, duke i garantuar që kemi më shumë forcë, më shumë besim, më shumë fuqi për të ecur përpara për Shqipërinë që duam.

Pyetje: Ju ka mbetur peng ndonjë gjë që nuk e realizuat gjatë detyrës?

Ministri Tahiri: Sot është Dita e Verës dhe njerëzit kanë plot besim se gjërat do shkojnë më mirë në këtë vend. Shumë kemi bërë, shumë më shumë do bëjmë në vazhdim, përkundër shumë kemi për të humbur nëse kthehemi mbrapsht.

Faleminderit.