Postuar më: 14 Shkurt 2017

Tahiri nga Elbasani bën thirrje: Dorëzoni armët, nuk i duhen njeriu!

Ministri i Punëve të  Brendshme Saimir Tahiri ka ndjekur nga afër dorëzimin vullnetar të armëve në Njësinë Administrative Papër në Elbasan. Në këtë njësi qytetarët i janë përgjigjur pozitivisht fushatës 'Shqipëria pa armë'.

Ministri Tahiri u bëri thirrje të gjithë qytetarëve të dorëzojnë armët, pasi ato sjellin keq dhe nuk i duhen njeriu.

''Ju që jeni prindër dhe keni fëmijë mendoni për ata. Ndërsa ju që jeni të rinj, bindni prindërit tuaj, bindni familjarët tuaj t'i dorëzojnë të gjithë armët. Shqipëria që duam nuk është me armë. Shqipëria që duam është pa armë'', tha ministri Tahiri

Fjala e Ministrit të Punëve të Brendshme Saimir Tahiri gjatë dorëzimit vullnetar të armëve në Njësine Administrative Papër në Elbasan.

VIDEO - Ministri Tahiri: Shembulli i zotërinjve që dorëzuan armët sot duhet t'ju vlejë të gjithëve.Edhe nga këtu t'u japim një mesazh të gjithë shqiptarëve: armët sjellin vetëm keq. Nuk i duhen njeriu, mbi të gjitha për ata të rinj që janë aty prapa. Ju që jeni prindër dhe keni fëmijë, mendoni për ata. Ndërsa ju që jeni të rinj, bindni prindërit tuaj, bindni familjarët tuaj t'i dorëzojnë të gjithë armët. Shqipëria që duam nuk është me armë. Shqipëria që duam është pa armë. Shqipëria me më shumë siguri është pa armë. Shqipëria me një ekonomi më të shëndoshë është pa armë. Shqipëria juaj, e të rinjve duhet të jetë pa armë. Ndaj ejani të punojmë të gjithë bashkë për të bërë Shqipërinë që duam.

Qytetari: Ju bëjmë thirrje të gjithë popullit, jo vetëm të qarkut të Elbasani, por të gjithë popullit shqiptar që të bashkohen me këtë nismë dhe t'i dorëzojnë armët vullnetarisht.