Postuar më: 13 Qershor 2017

Zv/ministrat e Brendshëm Çipa dhe Voda takim me zv/shefen e ODIHR, Lemos

Zv/ministrat e Punëve të Brendshme Rovena Voda dhe Stefan Çipa zhvilluan sot një takim me zv/shefen e misionit të OSBE-ODIHR në Shqipëri Polyna Lemos dhe ekspertin për sigurinë në këtë mision, Laszlo Belagyi.

Palët disktuan mbi masat e marra nga Policia e Shtetit për mbarëvajtjen e procesit elektoral të 25 Qershorit.

Numri dy i misionit vëzhgues të ODIHR shpjegoi metelogjinë e monitorimit në 12 qarqet. Znj.Lemos tha se një ditë pas zgjedhjeve, OSBE-ODIHR do të publikojë gjetjet fillestare mbi procesin.

Zv/ministrat informuan gjerësisht përfaqësuesit e lartë të ODIHR mbi përgatitjet për zgjedhjet parlamentare të 25 Qershorit dhe rolin e Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Policisë së Shtetit në të.