Postuar më: 15 Mars 2017

Zv/ministri Çipa pret delegacioni parlamentar të Kosovës

Zëvendës ministri i Punëve të Brendshme Stefan Çipa ka pritur në një takim delegacionin e Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjensionit Kosovar për Intelegjencë i kryesuar nga kryetari i tij Haxhi Shala. 

Në takimin e zhvilluar në Ministrinë e Punëve të Brendshme të pranishëm kanë qenë edhe Drejtori i Shërbimit të Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave Arben Skëndo dhe këshilltari i Ministrit të Punëve të Brendshme, Besnik Shehu.

Gjatë takimit Zëvendës ministri i Punëve të Brendshme Stefan Çipa së bashku me delegacionin kosovar kanë diskutuar mbi çështjet për procedurat e informacionit të klasifikuar si dhe verifikimit të personelit të Policisë së Shtetit dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Gjatë takimit të dy palët kanë diskutuar edhe në lidhje me forcimin e bashkëpunimit mes institucioneve përkatëse ne qarkullimin e informacionit të klasifikuar.