Postuar më: 25 Korrik 2017

Zv/ministrja Voda pret ambasadoren e Luksemburgut: Masa për reduktimin e kërkesave për azil

Zv/ministrja e Punëve të Brendshme Rovena Voda priti ambasadoren e Luksemburgut Nadia Ernzer. Çështja kryesore e bisedës ishte plani i masave për reduktimin e kërkesave për azil nga qytetarë shqiptarë në vendet e BE-së.

Palët ranë dakord për të inicuar një marrëveshje mes Shqipërisë dhe Luksemburgut, për shkëmbimin e informacionit për çështjet e migracionit dhe azilit.

Lidhur me çështjen e azilkërkuesve minorenë, zv/ministrja Voda informoi ambasadoren Ernzer se deklarata noteriale shoqëruese që do të plotësohet nga prindërit, do të përmbajë të dhëna të detajuara. Ato do t’i dërgohen vendeve të interesuara, nëse do të ketë shkelje të afateve. Ajo theksoi se reforma në drejtësi pritet të përmirësojë aftësinë ndëshkuese të organeve ligjzbatuese edhe në kontekstin e këtij fenomeni.

Gjithashtu do të ketë një fushatë për rritjen e ndërgjegjësimit të qytetarëve, për të mos shkelur rregullat e lëvizjes në zonën Shengen.

Ambasadorja konfirmoi se Luksemburgu mbetet një ndër shtetet kryesore mbështetëse të Shqipërisë për anëtarësimin në BE.

*  *  *

Deputy Minister Voda meets Ambassador of Luxembourg: Measures to Reduce Asylum Requests

July 25, Tirana – Deputy Minister of Internal Affairs Rovena Voda received the Ambassador of Luxembourg Nadia Ernzer. The main issue of the conversation was the plan of measures to reduce asylum requests in EU countries made by Albanian citizens.

The parties agreed to initiate an agreement between Albania and Luxembourg for the exchange of information on migration and asylum issues.

Regarding the issue of minor asylum seekers, Deputy Minister Voda informed Ambassador Ernzer that the accompanying notary declaration to be filled by the parents will contain detailed information. “The detailed accompanying notary declaration will be sent to interested countries in case of deadline violation. In the meanwhile, the Justice Reform is expected to improve the punitive capacity of law enforcement bodies even in the context of this phenomenon”, she underlined.

A campaign will also be organized to raise citizens' awareness not to violate the rules of movement in Schengen area.

The Ambassador confirmed that Luxembourg remains one of Albania's main supporting states for EU membership.