Postuar më: 16 Mars 2017

Gjendja Civile, Bashkia Pogradec dhe Njësia Adm. Dardhas – Rezultatet e testimit

Shpallen rezultatet e testimit për nëpunësin e zyrës së Gjendjes Civile, Bashkia Pogradec dhe Njësia Administrative Dardhas.

Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile, në zbatim të Urdhrit Nr.577, datë 04.11.2015 të Ministrit të Punëve të Brendshme “Për miratimin e rregullores për pranimin në detyrë të nëpunësit të zyrës së gjendjes civile në bashki”, më datë 20.09.2016 zhvilloi testimin për vendin e lirë të punës në zyrën e Gjendjes Civile të Bashkisë Pogradec dhe për vendin e lirë të punës në zyrën e gjendjes civile të  Njësisë Administrative Dardhas.

Në vijim të detyrimeve që rrjedhin nga akti i lartpërmendur, komisioni i vlerësimit të testimit, i ngritur sipas Urdhrit të Sekretarit të Përgjithshëm me Nr.8408/1 prot., datë 20.09.2016, “Për vlerësimin e testimeve për nëpunësit e shërbimit të gjendjes civile në bashki”, korrigjoi testimet e kandidatëve.
 
Pasi korrigjoi nivelin e njohurive për pjesëmarrësit në testimin e zhvilluar më datë 20.09.2016, Komisioni vlerësoi dhe konsideron si të rregullt testimin e zhvilluar, duke i renditur sipas pikëve:

Bashkia Pogradec

1. Denisa Hysenllar   85 pikë
2. Ariola Rusi             83 pikë 
3. Erlinda Dikellari      83 pikë
4. Kiseina Ristollari    79 pikë
5. Jorida Capo           75 pikë
6. Luiza Kreste           75 pikë
7. Adelina Kujtimi       63 pikë    
8. Suela Llakmani      54 pikë
9. Evlinda Kujtimi       39 pikë
10. Leonora Bufi        38 pikë    
11. Elona Leka           28 pikë
12. Rajmonda Dragoj  20 pikë
13. Milena Selvia        17 pikë
14. Brunilda Molla        0 pikë
    
Njësia Administrative Dardhas

1. Danile Ibi               85 pikë
2. Doljana Shkullaku 83 pikë
3. Ermir Çela            83 pikë    
4. Klajdi Gjona          31 pikë
5. Syrja Ibi                  0 pikë

Shënim: Çdo i interesuar që pretendon se nuk i është pasqyruar drejt rezultati nga komisioni i vlerësimit të testimit, në mbështetje të pikës 1 KREU V të Rregullores miratuar me Urdhrin e Ministrit të Punëve të Brendshme, mund të paraqesë pranë Drejtorit të Përgjithshëm të Gjendjes Civile, brenda 5 ditëve nga dalja e njoftimit, ankimin për rishikim të testimit.