Postuar më: 18 Gusht 2016

Gjendja Civile, Bashkia Pogradec - Njoftim për vend të lirë pune

Në zbatim të Urdhërit te Ministrit të Punëve të Brendshme nr. 577, datë 04.11.2015, “Për miratimin e rregullores për pranimin në detyrë të punonjësve të zyrës së gjendjes civile“, Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile po përgatit procedurat për zhvillimin e testimit të nëpunësve të komanduar në detyrë, për Bashkinë e Pogradecit, të cilët nuk i janë nënshtruar procedurës së parashikuar ne këtë rregullore.

Dokumentacioni i konkurrentëve duhet të dorëzohet në Drejtorinë e Përgjithshme të Gjendjes Civile nga titullari i institucionit që bën kërkesën, ose nga vetë i interesuari, - jo më vonë se data 13 Shtator 2016.

Mungesa e njërit prej dokumenteve apo pavlefshmëria e tyre do të sjellë skualifikimin e konkurrentit.

Testimi do të zhvillohet në datën 20 Shtator 2016, në orën 11:00, në mjediset e Drejtorisë së Përgjithshme të Gjendjes Civile, në adresën: Sheshi "Skënderbej", Nr. 3, Tiranë.