Postuar më: 26 Shtator 2016

Shpallen rezultatet e testimit për nëpunësin e zyrës së Gjendjes Civile, Bashkia Pogradec

Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile, në zbatim të Urdhrit Nr. 577, datë 04.11.2015 të Ministrit të Punëve të Brendshme “Për miratimin e rregullores për pranimin në detyrë të nëpunësit të zyrës së gjendjes civile në bashki”, më datë 20.09.2016 zhvilloi testimin për vendin e lirë të punës në zyrën e gjendjes civile të Bashkisë Pogradec.

Në vijim të detyrimeve që rrjedhin nga akti i lartpërmendur, komisioni i vlerësimit të testimit, i ngritur sipas Urdhrit të Sekretarit të Përgjithshëm me Nr.8408/1 prot., datë 20.09.2016, “Për vlerësimin e testimeve për nëpunësit e shërbimit të gjendjes civile në bashki”, korrigjoi testimet e kandidatëve. 

Pasi korrigjoi nivelin e njohurive për pjesëmarrësit në testimin e zhvilluar më datë 20.09.2016, Komisioni vlerësoi dhe konsideron si të rregullt testimin e zhvilluar, duke i renditur sipas pikëve.

Znj. Denisda DEMIRAJ   59 pikë;
Znj. Gerta DOCE            52  pikë;
Znj. Anisa ÇOLLAKU     34  pikë;
Z.   Erald DEMIRAJ        21  pikë

Shënim: Çdo i interesuar që pretendon se nuk i është pasqyruar drejt rezultati nga komisioni i vlerësimit të testimit, në mbështetje të pikës 1 KREU V të Rregullores miratuar me Urdhrin e Ministrit të Punëve të Brendshme, mund të paraqesë pranë Drejtorit të Përgjithshëm të Gjendjes Civile, brenda 5 ditëve nga dalja e njoftimit, ankimin për rishikim të testimit.