Postuar më: 31 Tetor 2016

Shpallje kërkese për shpronësim, Bashkia Divjakë – 31 Tetor 2016

Dokumentat e bashkëngjitura

Ministria e Punëve të Brendshme, shpall kërkesën për shpronësim, për interes publik të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga realizimi i projektit “Sistemim dhe asfaltim i rrugës së Gazit”, Divjakë.

Subjekti kërkues është Bashkia e Divjakës.

Me anë të këtij publikimi kërkojmë të vëmë në dijeni personat të cilët preken nga ky shpronësim, që konsiston në masën e vlerësimit të llogaritur në bazë të vendimit nr. 138, datë 23.3.2000, të Këshillit të Ministrave, “Për kriteret teknike të vlerësimit dhe të përllogaritjes së masës së shpërblimit të pasurive që shpronësohen, të pasurive që zhvlerësohen dhe të të drejtave të personave të tretë, për interes publik”, të ndryshuar, për pronarët sipas listës emërore bashkëlidhur.

Pronarët do të likuidohen për efekt shpronësimi me paraqitjen e dokumenteve të rregullta të pronësisë, pas daljes së vendimit të Këshillit të Ministrave, që do të miratojë kërkesën për shpronësim.

Vlera totale e shpronësimit është 10 920 (dhjetë mijë e nëntëqind e njëzet) lekë.

Brenda 15 ditëve nga plotësimi i afatit për publikim, personat që kanë emrin në listë, kanë të drejtë të paraqesin pretendimet e tyre të shoqëruara me dokumentet përkatës në Ministrinë e Punëve të Brendshme.