Postuar më: 03 Tetor 2016

Shpallje kërkese për shpronësim, Bashkia Korçë – 3 Tetor 2016

Dokumentat e bashkëngjitura

Ministria e Punëve të Brendshme, shpall kërkesën për shpronësim, për interes publik të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga realizimi i projektit “Zgjerim dhe rikonstruksion i bulevardit “Fan Noli”, në Bashkinë e Korçës, sipas tabelës bashkëlidhur (PDF).
 
Subjekti kërkues është Bashkia e Korçës. Me anë të këtij publikimi vemë në dijeni personat  që preken nga ky shpronësim, që konsiston në masën e vlerësimit të llogaritur në bazë të vendimit nr. 138, datë 23.3.2000, të Këshillit të Ministrave, “Për kriteret teknike të vlerësimit dhe të përllogaritjes së masës së shpërblimit të pasurive që shpronësohen, të pasurive që zhvlerësohen dhe të të drejtave të personave të tretë, për interes publik”.
 
Vlera totale e shpronësimit është 702.083 lekë.
 
Brenda 15 ditëve nga plotësimi i afatit për publikim, personat që kanë emrin në listë, kanë të drejtë të paraqesin pretendimet e tyre të shoqëruara me dokumentet përkatës në Ministrinë e Punëve të Brendshme.