Postuar më: 18 Janar 2017

Shpallje kërkese për shpronësim, Bashkia Lezhë – 18 Janar 2017

Dokumentat e bashkëngjitura

Ministria e Punëve të Brendshme, shpall kërkesën për shpronësim, për interes publik të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga realizimi i projektit “Sistemim, asfaltim, ndriçim i aksit rrugor blloku 11.2 ha në lagjen Besëlidhja”, faza e tretë, Bashkia e Lezhës.

Subjekti kërkues është Bashkia e Lezhës.

Me anë të këtij publikimi kërkojmë të vëmë në dijeni personat të cilët preken nga ky shpronësim, që konsiston në masën e vlerësimit të llogaritur në bazë të vendimit nr. 138, datë 23.3.2000, të Këshillit të Ministrave, “Për kriteret teknike të vlerësimit dhe të përllogaritjes së masës së shpërblimit të pasurive që shpronësohen, të pasurive që zhvlerësohen dhe të të drejtave të personave të tretë, për interes publik”, të ndryshuar, për pronarët sipas listës emërore bashkëlidhur.

Pronarët do të likuidohen për efekt shpronësimi me paraqitjen e dokumenteve të rregullta të pronësisë, pas daljes së vendimit të Këshillit të Ministrave, që do të miratojë kërkesën për shpronësim.

Vlera totale e shpronësimit është 9 751 976 lekë.