MPB: Operacion i gjerë policor në Lazarat - Ministria e Brendshme
Postuar më: 16/06/2014

MPB: Operacion i gjerë policor në Lazarat

Prej dy ditësh Policia e Shtetit ka ndërmarrë një operacion të gjerë në zonën e Lazaratit në Gjirokastër ndaj disa personave të armatosur të cilët kanë qëlluar me armë ndaj uniformave blu.

Në kuadër të këtij aksioni, Ministria e Punëve të Brendshme dhe Policia e Shtetit u bëjnë thirrje të gjithë banorëve të fshatit Lazarat, të distancohen nga elementët kriminalë  që janë duke u konfrontuar me armë me policinë dhe për arsye sigurie, të evitojnë daljen nga banesat e tyre.

Të gjithë qytetarët e tjerë, të evitojnë plotësisht hyrjen për në fshatin Lazarat deri në një njoftim të dytë zyrtar të policisë.

Personat, emrat e të cilëve janë listuar nga policia si të dyshuar për goditjen me armë ndaj forcave të policisë dhe që pretendojnë se nuk kanë lidhje me këtë ngjarje, të drejtohen në Komisariatin me të afërt për të dhënë dëshmitë dhe sqarimet e tyre.

Banorët e zonave përreth fshatit Lazarat këshillohen të bëjnë kujdes me lëvizjen jashtë banesave të tyre, deri në përfundim të këtij operacioni policor.

Shërbimet e Policisë së Shtetit janë në gadishmëri të plotë për t’u ardhur në ndihmë në çdo kohë, të gjithë qytetarëve që do të kenë nevojë.

 

#          #         #

NË VIJIM TË KOMUNIKIMEVE TË MËPARSHME MBI ECURINË E PLAN OPERACIONIT TË NDËRMARRË NGA STRUKTURAT E POLICISË SË SË SHTETIT NË FSHATIN LAZARAT PËR ASGJESIMIN E  SIPËRFAQEVE TË KULTIVUARA ME BIMË NARKOTIKE DHE VEPRIMEVE TË KRYERA PËR KAPJEN E PERSONAVE, TË CILËT QËLLUAN ME ARMË STRUKTURAT E POLICISË, NË SAJË TË MASAVE TË NDËRMARRA RRETH ORËS 12:30 FORCAT E POLICISËKANË MBËRRITUR NË OBJEKTIVIN E PËRCAKTUAR NË KAPANONET E OBJEKTET E SHTETASIT GATE MAHMUTAJ.

GJATË NDËRHYRJES NDAJ FORCAVE TË POLICISË ËSHTË QËLLUAR ME ARMË ZJARRI, DUKE RREZIKUAR JETËN E KËTYRE FORCAVE, POR FALË NDËRHYRJES PROFESIONALE U ARRIT  TË VIHEN NËN KONTROLL TË PLOTË OBJEKTET E SIPËRPËRMENDURA,  SI DHE SIPËRFAQJA E KULTIVUAR ME KANABIS SATIVA.

NGA VEPRIMET E KRYERA NË KËTO OBJEKTE PRONË E SHTETASIT GATE MAHMUTAJ, SI DHE NË TOKËN NË ADMINISTRIM TË TIJ U GJETËN, U FIKSUAN DHE SEKUESTRUAN NË CILËSINË E PROVËS MATERIALE SASI TË KONSIDERUESHME TË GËZHOJAVE TË KALIBRAVE TË NDRYSHME, QË JANË PËRDORUR GJATË SULIMIT NDAJ FORCAVE TË POLICISË

GJITHASHTU U GJETËN DHE ASGJESUAN:

  • 7 PARCELA ME 10 MIJË BIMË NARKOTIKE KANABIS SATIVA, QË VARIONIN NGA 50 CM-1 METËR LARTËSI
  • 1000 FIDANË KUBIKË TË GATSHËM PËR KULTVIM NË KAPANON.

PO ASHTU U KONSTATUAN, DUKE U DJEGUR 6 FUÇI ME MARIJUANË, TË CILAVE UA KISHTE VËNË ZJARRIN VETË I DYSHUARI, ME QËLLIM ELEMINIMIN E PROVËS, SI DHE SASI TË TJERA LËNDË NARKOTIKE TË KONSIDERUESHME TË PA PAKETUARA (RIFUGIO).

NGA STRUKTURAT E POLICISË VIJOJNË VEPRIMET HETIMORE DHE PROCEDURLAE PËR DOKUMENTIMIN E PLOTË LIGJORË TË RASTIT DHE MATERIALET DO TI KALOJNË PËR NDJEKJE TË MËTEJSHME PROKURORISË.

NDËRKOHË GJATË KOHËS QË STRUKTURAT E POLICISË KANË NDËRHYRË PËR VËNIEN NËN KONTROLL TË KËTYRE OBJEKTEVE DHE KAPJEN E PERSONAVE, QË QËLLUAN ME ARMË POLICINË, ËSHTË SULMUAR GRUPI I TELEVIZIONIT A1 REPORT, NGA PERSONA AKOMA TË PAIDENTIFIKUAR. SI PASOJË E KËTIJ SULMI KA MBETUR I LËNDUAR NGA XHAMAT DREJTUESI I MJETIT TË KËTIJ TELEVIZIONI, I CILI PAS MARRJES SË MJEKIMIT TË NEVOJSHËM DHE KRYERJES SË VEPRIMEVE PROCEDURALE ËSHTË LARGUAR NGA SPITALI DHE NDODHET JASHTË RREZIKUT PËR JETËN. NDËRKOHË NGA SULMI ËSHTË DJEGUR PLOTËSISHT DHE MJETI I KËTIJ TELEVIZIONI. STRUKTURAT E POLICISË SË SHTETIT KANË KRYER VEPRIMET PROCEDURALE PËR RASTIN NË FJALË. MATERIALET EDHE PËR KËTË RAST DO TI REFEROHEN PROKURORISË.

STRUKTURAT E POLICISË DO TË VIJOJNË VEPRIMET PËR KAPJEN E PERSONAVE, TË CILËT KANË SULMUAR ME ARMË FORCAT E POLICISË, TË ZHVENDOSUR TASHMË NË BRENDËSI TË TERRITORIT TË FSHATIT, SI DHE PËR IDENTIFIKIMIN DHE ASGJESIMIN E SIPËRFAQEVE TË TJERA TË KULTIVUARA ME KANABIS SATIVA.

NË KËTË OPERACION JANË PËRFSHIRË RRETH 500 FORCA DHE SPECIALISTË TË DREJTORISË SË PËRGJITHSHME TË POLICISË SË SHTETIT, DREJTORISË SË POLICISË SË QARKUT GJIROKASTËR, FORCAVE SPECIALE RENEA, FORCA TË FNSH-SË SË FIERIT, SHKODRËS DHE TIRANËS, SI DHE TË DELTA FORCË NË VLORË.

POLICIA E SHTETIT ËSHTË E VENDOSUR NË ARRITJEN E OBJEKTIVAVE DHE MISIONIT NË KUADËR TË KËTIJ PLAN OPERACIONI PËR TË ÇLIRUAR FSHATIN NGA GRUPI KRIMINAL, QË E KA TERRORIZUAR PËR VITE ME RRADHË.

POLICIA E SHTETIT FALENDERON TË GJITHË KOMUNITETIN DHE PERSONAT QË KANË BASHKËPUNUAR ME POLICINË NË KRYERJEN E MISIONIT DHE QË JANË DISTANCUAR NGA VEPRIMET E ORGANIZATËS KRIMINALE.