VIDEO - Lazarat, gjenden në një bunker rreth 27 mln lekë - Ministria e Brendshme
Postuar më: 23/06/2014

VIDEO – Lazarat, gjenden në një bunker rreth 27 mln lekë

Gjatë kontrolleve të forcave të policisë gjatë ditës së sotme në fshatin Lazarat, me qëllim gjetjen e asgjesimin e lëndëve narkotike, sekuestrimin e sendeve të kundërligjshme, kryerjen e veprimeve procedurale dhe hetimore, si dhe vënien para drejtësisë të atyre personave që kanë kryer veprime të kundraligjshme, është bërë e mundur që në një tunel në fshatin Kordhocë, të gjendet një sasi lekësh.

Nga kontrolli i forcave të policisë në territoret përreth banesës së një shtetasi në fshatin Kordhocë, (VIDEO) në një tunel u gjet një sasi prej 26 milion e 480 mijë lekë të vjetra, të cilët u bllokuan me cilësinë e provës materiale.

Për rastin në fjalë po kryhen veprimet procedurale dhe materialet do t’i kalojnë prokurorisë për ndjekje të mëtejshme.