FOTO - Lazarat, arrestohet në tjetër kultivues hashashi - Ministria e Brendshme
Postuar më: 27/06/2014

FOTO – Lazarat, arrestohet në tjetër kultivues hashashi

Në vijim të operacionit të ndërmarrë nga Policia e Shtetit në Lazarat, dje është bërë arrestimi shtetasit Abas Avdulla Birbili, vjeç 61, pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga forcat e policisë në banesën e tij në fshatin Lazarat gjatë ditës së djeshme i është gjetur një sasi prej 22 thasë të mbushur me bimë narkotike kanabis sativa, me një peshë prej 210 kg, si dhe 4 pako të mbështjella me natriban me bimë narkotike kanabis sativa me një peshë prej 2.8 kg. Materialet procedurale në ngarkim të tij do ti kalojnë Prokurorisë për veprën penale “prodhim dhe shitje e narkotikëve” parashikuar nga neni 283/1 i Kodit Penal.

Në kuadër të këtij operacioni deri në këto momente janë arrestuar e ndaluar 30 persona të dyshuar për sulmet me armë ndaj forcave të policisë, për prodhim e shitje të narkotikëve, për kultivimin kanabisi, kundërshtim të punonjësve të policisë, për shkatërrim prone etj.. Po ashtu është proceduar penalisht dhe Kreu i Komunës Lazarat.

Policia e Shtetit edhe gjatë ditës së sotme vijon operacionin në fshatin Lazarat për kontrollin e territorit dhe ambienteve, me qëllim gjetjen e asgjesimin e lëndëve narkotike, sekuestrimin e sendeve të kundërligjshme, kryerjen e veprimeve procedurale dhe hetimore, si dhe vënien para drejtësisë të atyre personave që kanë kryer veprime të kundraligjshme.

REZULTATE TË OPERACIONIT NË TOTAL

Strukturat e Policisë së Shtetit gjatë ditëve të zhvillimit të këtij operacioni në Lazarat kanë mundësuar asgjesimin e rreth 133.567 rrënjëve bimë narkotike dhe fidanë, si dhe të një sasie mbi 54 ton e 815.565 kg kanabis sativa, duke marrë dhe mostrat përkatëse në cilësinë e provës për ekzamimin.

Janë gjetur 5 kg lëndë narkotike e dyshuar heroinë në një ambient në afërsi të qendrës Lazarat, janë sekuestruar dhe 14 kg e 750 gram lëndë narkotike e dyshuar çokollatë (me datë 20.06.2014 në banesën e R.Gaba në Lazarat u gjet një sasi prej rreth 13 kg, e cila pas verifikimeve rezultoi e dyshuar lëndë narkotike çokollatë dhe një tjetër sasi ishte sekuestruar në një tjetër ambient), si dhe 3 kg farë kanabis sativa, rreth 8.8 litër vaj hashashi.

Po ashtu gjatë këtyre kontrolleve janë gjetur dhe 5 laboratorë nga të cilët 2 përpunimi të bimëve narkotike dhe 3 për përpunimin e vajit të hashashit, si dhe 2 inkubatorë ku u sekuestruan 27 llampa për ngrohje.

Sasi të konsiderueshme municioni dhe armë:

–          362 armë zjarri automatikë (288) e pushkë (84), 24 pistoleta, 2 snajper, 1 mitroloz kundërajror me gjithë shtrat, 24 mitrolozë, 1 gulinov, 4 antitank, 4 murtaja dhe 5 granatëhedhës, 5 armë të vjetra, si dhe 22 armë gjahu, 2 pistoleta shenjëdhënëse, 1 armë pneumatike.

–          janë gjetur e sekuestruar 45 armë të djegura: snajper, automatikë, pushkë, pistoleta armë gjahu etj., po ashtu dhe pjesë armësh si 1 silenciator dhe 6 krëhra, si dhe 60 fishekë.

–          janë sekuestruar gjithashtu sasi të konsiderueshme municioni si: 209.934 fishekë të llojeve të ndryshme, 1157 kallëpë tritol, 625 granata, 360 predha granatëhedhësi e murtaje, 19 mina kundër këmbësorisë, 2609 kapsolla detonatore, 1204.8 ml fitil zjarrpërcjellës, 569 krëhra fishekësh, 29 mbushje predhash.

–          janë sekuestruar pjesë gulinovi 3, pjesë pushke, tyta armësh 4, nga këto 2 të djegura.

–          janë bllokuar për kqyrje të mëtejshme 36 automjete nga këto 11 mjete me armë e kanabis brenda tyre, po ashtu janë shoqëruar 17 automjete të tjera.

–          janë bllokuar dhe 4 mjete të djegur (2 furgonë, 1 veturë dhe 1 kamionçin).

–          janë sekuestruar 37 targa automjetesh.

–          janë sekuestruar 10 pajisje presuese droge, 9 kallëp presash, 20 gërshërë për krasitje kanabisi, 2 pajisje për vakum ajri, 2 pajisje për filtrim uji, ventilatorë të fuqishëm, makineri për presim qesesh 1 dhe 1 peshore.

–          është sekuestruar 1 aparat kërkues floriri dhe 4 kasaforta.

–          është gjetur e sekuestruar 1 metalkërkues,

–          dokumenta identitetesh të  ndryshme, uniforma policie.

–          7 maska, 1 jelek multifunksional policie, 2 palë doreza, 1 dylbi termike, 1 dylbi optik, 1 dylbi nate, 1 dylbi i djegur.

–          nga kontrolli i forcave të policisë në territoret përreth banesës së një shtetasi në fshatin Kordhocë, në një tunel u gjet një sasi prej 26 milion e 480 mijë lekë të vjetër, të cilët u bllokuan me cilësinë e provës materiale.

–          një sasi e madhe gëzhojash

–          kamera vëzhgimi 5, monitor kamera 1, laptopë 2, 1 makineri për kontrollin e kartmonedhave, 1 njësi kompjuteri, 1 dvr,

–          radio transmetuese 5, karikues radio 1, pajisje për shpërthim 3,

–          e një sërë materialesh të tjera.

Krahas sa më sipër në një kazino në qendër Lazarat janë gjetur e sekuestruar dhe:

–          19 makineta lojra fati

–          1 rulet lojëra fati

–          2 tavolina-fusha lojra fati

–          2 kasaforta

–          9 bateri për makinetat e lojrave të fatit

Është ushtruar kontroll në territoret e mbi 757 banesave dhe ambientesh të tjera në brendësi të fshatit Lazarat, tokave përreth tyre dhe në tokat e Komunës.

Në kuadër të këtij operacioni deri në këto momente janë arrestuar e ndaluar 30 persona të dyshuar për sulmet me armë ndaj forcave të policisë, për prodhim e shitje të narkotikëve, për kultivimin kanabisi, kundërshtim të punonjësve të policisë apo për shkatërrim prone. Po ashtu është proceduar penalisht dhe Kreu i Komunës Lazarat.