Durrës - Kapet 69 kg kanabis, 1 në pranga - Ministria e Brendshme
Postuar më: 23/12/2015

Durrës – Kapet 69 kg kanabis, 1 në pranga

Policia Kufitare, Sektori për Narkotikët në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës dhe Dogana që mbikqyr sistemin e skanerit, në kuadër të goditjes së rasteve të trafikimit të lëndëve narkotike kanë bërë të mundur kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit Klajdi Toçi, 26 vjeç, banues në Elbasan.

Arrestimi në flagrancë i këtij shtetasi u bë pasi sot në vendin e quajtur vija e dytë në P.K.K. Porti Durrës, gjatë kontrollit me skaner të ushtruar në mjetin kamion me targa AA 494 KN, me drejtues dhe pronar Toçin, në brendësi të ngarkesës me lëndë djegëse drusore u gjetën 64 pako me peshë 69 kg lëndë narkotike e dyshuar e llojit Cannabis Sattiva.

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, Tiranë për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike” e mbetur në tentativë parashikuar nga neni 283/a/2 dhe 22 të Kodit Penal.