Vlorë, operacion antikanabis, asgjësohen 40 mijë bimë, 4 në pranga - Ministria e Brendshme
Postuar më: 31/08/2016

Vlorë, operacion antikanabis, asgjësohen 40 mijë bimë, 4 në pranga

VIDEO – VLORË, Në kuadër të Operacionit të koduar “Ura e Poçemit”, Policia asgjësoi rreth 40.000 rrënjë bimë narkotike e dyshuar të llojit Cannabis Sattiva

Policia e Vlorës në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative por edhe mbështetur nga monitorimi ajror nga Guardia di Finanza ka bërë të mundur realizimin e këtij operacioni duke asgjësuar rreth 40.000 rrënjë bimë narkotike e dyshuar të llojit Cannabis Sattiva si dhe janë kapur në flagrancë 4 shtetas në fshatin Gorisht, si autorët e dyshuar në lidhje me kultivimin e këtyre bimëve narkotike:

– Sokol Lelaj, 23 vjeç, banues në fshatin Rexhepaj, Vlorë;

– Altin Lelaj, 24 vjeç, banues në fshatin Rexhepaj, Vlorë;

– Hamet Bitaj, 21 vjeç, banues në fshatin Fitore, Vlorë;

– Nexhip Lamaj, banues në fshatin Roms, Vlorë.

Bimët narkotike ishin të kultivuara dhe të ndara në 10 parcela përgjatë shtratit të lumit Vjosë, pranë vendit të quajtur “Ura e Poçemit” me lartësi deri në 200 cm, të cilat u asgjësuan.

Në këtë operacion morën pjesë rreth 200 forca policore (nga toka dhe ajri), nga  Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë, Drejtoria e Përgjithshme për Sigurinë Publike, Guardia di Finanza, Reparti RENEA dhe FNSH.

Ky operacion u ndoq edhe nga Ministri i Punëve të Brendshme Saimir Tahiri dhe Drejtori i Policisë së Shtetit Haki Çako.