Tahiri dhe deputetët e Komisionit të Sigurisë, ndjekin operacionin antikanabis - Ministria e Brendshme
Postuar më: 02/09/2016

Tahiri dhe deputetët e Komisionit të Sigurisë, ndjekin operacionin antikanabis

VIDEO – Ministri i Punëve të Brendshme Saimir Tahiri dhe Drejtori i Policisë së Shtetit Haki Çako së bashku me deputetë të Komisionit të Sigurisë Kombëtare kanë ndjekur nga afër një operacion antikanabis të forcave të policisë në Njësinë Administrative Gjegjan në Pukë ku u asgjesuan disa parcela me Cannabis Sattiva. Parcelat ishin mbjellë në një terren të thellë malor.

Aksioni është zhvilluar në kuadër të operacioneve të njëpasnjëshme të Policisë së Shtetit kundër kultivimit të bimëvë narkotike.

Pas operacionit Sekretari i Komisionit të Sigurisë Kombëtare Piro Lutaj deklaroi: ”Sot me kolegë anëtarë të Komisionit të Sigurisë kemi ardhur dhe jemi bërë dëshmitarë të punës së madhe, sakrificës, së jashtëzakonshme që bëjnë punonjësit e policisë në operacionin antikanabis që është shpërndarë në të gjithë territorin e Shqipërisë.

Në emër të Komisionit falenderoj sinqerisht strukturat e Policisë së Shtetit, impenjimin maksimal të tyre për të parandaluar edhe këtë sëmundje që na është bërë problematik e jashtëzakonshme e shtuar hera herës edhe pa argumentuar nga opozita edhe nga debatet parlamentare që qytetarët dëgjojnë.

I përshëndes dhe i uroj atyre, punë të mbarë për të dhënë mesazhe të qarta që Policia e Shtetit është në krye të detyrës dhe kjo është Policia pikërisht që duan qytetarët shqiptar”.