BE vlerëson luftën antikanabis të Shqipërisë LETRA - Ministria e Brendshme
Postuar më: 01/11/2016

BE vlerëson luftën antikanabis të Shqipërisë LETRA

Komisionieri i BE-së për Punët e Brendshme vlerëson luftën e Shqipërisë kundër kultivimit të kanabisit, përmes një letre dërguar ministrit të Punëve të Brendshme të Shqipërisë Saimir Tahiri.

Dimitri Avramopulos inkurajon autoritetet shqiptare dhe thotë se mbështjeta e BE-së do të vazhdojë, siç ka qenë deri tani ajo për ngritjen e kapaciteteve për hetime dinamike dhe forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar në luftë kundër trafikut të drogës.

 “Këto hapa dhe rezultate pozitive duhet të shoqërohen me veprime parandaluese të fuqishme dhe procese gjyqësore efektive. Komisioni inkurajoi autoritete shqiptare që të zgjerojnë sistematikisht hetimet e aseteve financiare të organizatave kriminale, dhe t’i  shfrytëzojnë më shumë asetet e sekuestruara dhe dënimet parandaluese.

Ne do të vazhdojmë ta mbështesim Shqipërinë në luftë kundër kultivimit të kanabisit dhe unë ministër, i përshendes personalisht përpjekjet që keni ndërmarrë në këtë fushë, ato të personelit të zbatimit të ligjit dhe Guardia di Financas italiane. Rezultate e veprimeve tuaja do ju japin të drejtë”, thuhet në letrën e Komisionerit Avramopulos.

Avramopulos e mbyll letrën duke inkurajuar autoritetet shqiptare që të vazhdojnë me vrull betejën më të madhe kundër krimit të organizuar, përfshi atë përmes reformës së drejtësisë.