Fier - Sekuestrohen pasuri të paluajtshme, llogari bankare dhe automjete - Ministria e Brendshme
Postuar më: 06/07/2018

Fier – Sekuestrohen pasuri të paluajtshme, llogari bankare dhe automjete

Fier – Në kuadër të operacionit “Forca e Ligjit”, sekuestrohen pasuri të paluajtshme, llogari bankare dhe automjete

Në vijim të punës kundër krimit të organizuar si dhe sekuestrimit të pasurisë që rrjedh nga veprimtaria kriminale, është hapur proçedimi penal i regjistruar për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal për hetime të pasurisë së shtetasit Fatos Fasko.

Si rezultat i vijimeve të  veprimeve të kryera, nga ana e Sektorit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier në bashkëpunim me Prokuroninë e Rrethit Gjyqësor Fier, u zbatua vendimi i datës 03.07.2018 i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier për sekuestron e pronës së shtetasit Fatos Fasko, 49 vjeç, banues në Radostin, Fier, i cili është i dënuar me 9 vjet e 4 muaj burg për veprat penale “Organizata kriminale” dhe “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit”.

Konkretisht pasuritë e sekuestruara janë:

– apartament me sipërfaqe 127.68 m² në Tiranë.
– apartament me sipërfaqe 50 m² në Fier.
– trualle me sipërfaqe 380 m² dhe 50 m²  në ndertim.
– pronë me proces legalizimi me sipërfaqe 548.3 m² në fshatin Radostin, Fier.
– 12 llogari bankare në emër të shtetasit F.F. dhe të familjarëve me gjëndje 1.300.000 lekë.
– 3 automjete.

Vijon puna për identifikimin e pasurive të tjera që mund të ketë ky shtetas.