Plarent Ndreca emërohet Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Brendshme - Ministria e Brendshme
Postuar më: 18/07/2019

Plarent Ndreca emërohet Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Brendshme

Plarent Ndreca është emëruar Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Brendshme. Ai zëvendëson në këtë detyrë Dritan Palnikaj, i cili është emëruar në një detyrë të re, në kabinetin e Kryeministrit.

Prezantimi i z. Ndreca është bërë në ambientet e Ministrisë së Brendshme në një ceremoni, ku mori pjesë ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, trupa e lartë drejtuese e MB-së dhe institucioneve të varësisë.

Ministri Lleshaj ka vlerësuar punën dhe kontributin e z. Palnikaj në pozicionin e Sekretarit të Përgjithshëm dhe është shprehur i bindur se z. Ndreca do të sjellë impulse të reja në drejtimin e administratës së Ministrinë e Brendshme, falë eksperiencës së deritanishme.

Më herët Plarent Ndreca, i diplomuar si jurist, ka mbajtur postin e Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Arsimit, Rinisë dhe Sporteve, si dhe Sekretarit të Përgjithshëm në Ministrinë e Mjedisit dhe Turizmit.