Denonco në faqen zyrtare të Komisionit të Jashtëm të Vlerësimit (Vetting-ut) në Polici, Gardë e SHÇBA - Ministria e Brendshme
Postuar më: 21/08/2019

Denonco në faqen zyrtare të Komisionit të Jashtëm të Vlerësimit (Vetting-ut) në Polici, Gardë e SHÇBA

Denonco në faqen zyrtare të Komisionit të Jashtëm të Vlerësimit (Vetting-ut) në Polici, Gardë e SHÇBA

Ka nisur procesi i vettingut të drejtuesve më të lartë në radhë e Policisë së Shtetit, Gardës e SHÇBA-së.

Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit ka përzgjedhur 45 emrat e parë me gradat me të larta, që po i nënshtrohen procesit të vlerësimit.

Për të pasur një proces transparent edhe për publikun, Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit (KJV) ka ndërtuar një faqe interneti, ku veç informacionit, ka një rubrikë të posaçme për denoncime nga qytetarët
👇
www.kjv.al

Ftojmë dhe nxisim qytetarët të denoncojnë çdo informacion që lidhet me procesin e vettingut, në rast se kanë të dhëna per abuzime apo shkelje ligjore për subjektet në verifikim.

Vettingu bazohet në 3 kritere vlerësimi:
– vlerësimin e pasurisë; 
– kontrollin e figurës; 
– vlerësimin e aftësive profesionale.

Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit do të trajtojë me përgjegjësi e paanshmëri, çdo informacion të vlefshëm.

Bashkë me qytetarët ndërtojmë një proces, për të patur një Polici të denjë e të besueshme për të gjithë!