Caktohet 2 seancat e para të Vettingut - Kalendari - Ministria e Brendshme
Postuar më: 04/11/2019

Caktohet 2 seancat e para të Vettingut – Kalendari

Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit (KJV) do të zhvillojë këtë javë seancat e parë të procesit të vlerësimit kalimtar të punonjësve të Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës dhe Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në Ministrinë e Brendshme, sipas këtij kalendari:

  • Njoftim për seancë dëgjimore për subjektin e vlerësimit kalimtar, z. Oltion Shehu

Subjekti: Z. Oltion Shehu, Shef i Sektorit të Ankesave, SHÇBA

Vendi: Pallati i Koncerteve (ish-Pallati i Kongreseve), Salla B, Kati 0.

Data/Ora: E martë, datë 5 Nëntor 2019, ora 12:00

Trupa e Vlerësimit: Marjeta Gjelaj, Ela Kerka, Ana Kapaj

 

  • Njoftim për seancë dëgjimore për subjektin e vlerësimit kalimtar, z. Adriatik Ago

Subjekti: Z. Adriatik Ago, Zv.drejtor i Përgjithshëm, SHÇBA

Vendi: Pallati i Koncerteve (ish-Pallati i Kongreseve), Salla B, Kati 0.

Data/Ora: E premte, datë 8 Nëntor 2019, ora 12:00

Trupa e Vlerësimit: Ana Kapaj, Elvira Daberdaku, Elida Liko

 

Për njoftime dhe detaje të tjera mund të vizitoni faqen në web të KJV:

http://kjv.al/njoftim-per-seance-degjimore-per-subjektin-e-vleresimit-kalimtar-z-oltion-shehu/