Zhvillohet seanca e parë e procesit të vlerësimit kalimtar (Vettingut) - Ministria e Brendshme
Postuar më: 05/11/2019

Zhvillohet seanca e parë e procesit të vlerësimit kalimtar (Vettingut)

Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit (KJV) zhvilloi seancën e parë të procesit të vlerësimit kalimtar të punonjësve të Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës dhe Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në Ministrinë e Brendshme.

Seanca dëgjimore u zhvillua me subjektin e vlerësimit kalimtar z. Oltion Shehu, Shef i Sektorit të Ankesave për SHÇBA, në DVP Tiranë.

Trupa e Vlerësimit: Marjeta Gjelaj, relatore, Ela Kerka, Kryesuese e Trupës, Ana Kapaj, anëtare.

Vendimi do të jepet në datë 8 Nëntor 2019, në ora 11:00.