OFL, u ka dërguar kërkesat për vetëdeklarim të pasurisë 2 personave në Krujë e Elbasan - Ministria e Brendshme
Postuar më: 28/02/2020

OFL, u ka dërguar kërkesat për vetëdeklarim të pasurisë 2 personave në Krujë e Elbasan

OFL, 28 shkurt

Në zbatim të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020, vijon operacioni Forca e Ligjit, në bashkëpunim me strukturat vendore të Policisë, për dërgimin e kërkesave për vetëdeklarim të pasurisë.

Në këtë kuadër, OFL u ka dërguar kërkesat për vetëdeklarim të pasurisë shtetasve:

  • F. H., banues në Krujë, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me dhunë”;
  • T. Ç., banues në Elbasan, i dënuar për veprën penale “Trafikim i lëndëve narkotike”;

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së.

Më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse, për të evidentuar dhe dërguar në SPAK, të gjithë personat që janë subjekt i Ligjit Special.

OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë.