OFL, u ka dërguar kërkesat për vetëdeklarim të pasurisë 2 personave në Tiranë e Lezhë - Ministria e Brendshme
Postuar më: 03/03/2020

OFL, u ka dërguar kërkesat për vetëdeklarim të pasurisë 2 personave në Tiranë e Lezhë

OFL, 3 mars

Vijon Operacioni Forca e Ligjit, në bashkëpunim me strukturat vendore të Policisë, në zbatim të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020, për dërgimin e kërkesave për vetëdeklarim të pasurisë, personave që janë subjekt i këtij ligji.

Në këtë kuadër, OFL u ka dërguar kërkesat për vetëdeklarim të pasurisë, shtetasve:

  • E. H., banues në Lezhë, i dënuar për veprat penale “Vrasja me dashje”, “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Armëmbajtje pa leje”;
  • I. S., banues në Tiranë, i dënuar për veprat penale “Vrasja me paramendim” e kryer në bashkëpunim dhe “Armëmbajtja pa leje”, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

Brenda 48 orësh, këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim të gjitha pyetjeve të OFL-së.

Më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

Me qëllim evidentimin dhe dërgimin në SPAK, të të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special, OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse.